Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Të vërtetat e Fatmir Xhafës dhe refuzimi për t'u dorëhequr

Lapsi.al 16 May 2018
Të vërtetat e Fatmir Xhafës dhe refuzimi për t'u

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u shfaq pasditen e së mërkurës në një konferencë për mediat, ku bëri reagimin e tij të parë lidhur me publikimin nga opozita të përgjimit të vëllait të tij. Duket se fjala e Ramës paradite në mbledhjen e grupit parlamentar dhe më pas takimi kokë më kokë me kryeministrin, i kishin dhënë disi qetësi Xhafës. Ai e tha prerë se nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen dhe se as kryeministri nuk ia kishte kërkuar diçka të tillë.

"Kryeministri nuk më ka kërkuar asnjëherë dorëheqjen. Nuk shoh asnjë shkak për dorëheqjen. Në asnjë rast nuk kam menduar të jap dorëheqjen për këtë shkak", tha Xhafaj.

Lidhur me përgjimin e opozitës, ai kërkoi hetim nga prokuroria për zbardhjen e së vërtetës. Por ndau të njëjtin qëndrim me Ramën, duke e cilësuar si një fabrikim kriminal.

“Kushdo i përfshirë në këtë skandal të madh do të marrin përgjigjen e merituar. Veprimi është tipik mafioz. Fabrikimi i një fakti kriminal të paqenë për Ministrin e Brendshëm dhe familjarë të tij, përbën një shantazh kundër institucioneve publike të sigurisë. Ndaj, do t’i kërkoj sot publikisht prokurorisë veprime të shpejta dhe energjike për gjetjen të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë aferë kriminale dhe dënimin në mënyrën më të merituar", u shpreh Xhafaj.

Përsa i përket akuzës se ai ka falsifikuar nenin për ekstradimet në Kodin e Procedurës Penale, Xhafaj i quajti qesharake, ndërsa ata që artikulojnë akuza të tilla i quajti injorantë.

“Unë paskam falsifikuar një draft dhe kjo është si logjika e Zhvejkut. Nuk ka asnjë kontribut teknik nga unë për këtë çështje. Kjo pikë e nenit është një standard ndërkomëbtar dhe nuk e kemi shpikur ne. Në këto raste i vëlla nuk do përfitonte nga ky nen. Është komplet shpifje akuzat për vëllain tim. Prej vitit 2002 vëllai im ka jetuar në Shqipëri dhe nuk ka pasur pas këtij viti asnjë problem me ligjin dhe kjo është e verifikueshme”, tha Xhafaj.

Ministri i Brendshëm sqaroi se përse vëllai i tij nuk duhet të bëjë asnjë ditë burg në Shqipëri, teksa largimin drejt Italisë e përshkroi me nota emocionale duke përmendur shqetësimin e thellë të krijuar në familjen e tij, te nëna, bashkëshortja dhe fëmijët e Agron Xhafës.

“Nëse im vëlla do bënte në Shqipëri njohjen e vendimit penal të marrë në Itali, në ngarkim të tij, sipas ligjit shqiptar s’do ta vuante për shkak të dënimit në mungesë. Për ligjin shqiptar në fuqi, ndjekja penale është parashkruar rrjedhimisht; në Shqipëri, Agron Xhafaj nuk do të bënte asnjë ditë burg. Prej vitit 2002, vëllai im ka jetuar në Shqipëri dhe nuk ka pasur asnjë problem ligjor, as edhe një. E verifikuar nga të gjitha institucionet ligjzbatuese të këtij vendi. Unë dhe familja ime jemi të goditur shpirtërisht, pasi sot një Agron do të vuajë një dënim për një Agron të 16 vite më parë”, tha Xhafaj duke shtuar se ndaj vëllait të tij nuk kishte një urdhër arresti ndërkombëtar.

I pyetur nga gazetarët nëse është subjekt i ligjit Antimafia, ministri u shpreh se është teorikisht, por jo praktikisht, duke shtuar më tej se nuk ka dijeni nëse vëllai i tij ka pasuri të vëna në rrugë kriminale. Në fund, Ministri i Brendshëm nuk e mohoi faktin se vëllai i atij, Agron Xhafaj, ka ndryshuar emrin në Geron Xhafaj. Lidhur me këtë pyetje ai u përgjigj:

‘Mund t’i bëni kërkesë prokurorisë dhe policisë që t’ju japë gjithë informacionin e nevojshëm. Në asnjë rast, në asnjë formë nuk ekziston një kërkesë ndërkombëtare ndaj vëllait tim’.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI