Flash

Protestat në Gaza, spitalet nuk përballojnë dot numrin e lartë të të plagosurve

Lapsi.al 16 May 2018
Protestat në Gaza, spitalet nuk përballojnë dot numrin e

Konflikti i ashpër i dy ditëve të fundit në Gaza ka lënë mbi 2200 persona të plagosur, dhe një pjesë e tyre nuk kanë mundësi të kurohen në spital. Qendrat mjekësore janë mbushur plot me të plagosur.

Nga përleshjet e dy ditëve të fundit 59 palestinezë kanë humbur jetën.

Numri i lartë i të vdekurve ka nxitur pakënaqësi kundër Izraelit për, siç është thënë, përdorimin e tepruar të forcës kundër protestuesve të paarmatosur.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka nisur sesionin e të martës me një minutë heshtje në nderim të të vdekurve, ndërsa i dërguari i posaçëm i Lindjes së Mesme ka thënë se “nuk ka justifikime për vrasjet”.

Turqia ka dëbuar ambasadorin e Izraelit ndërsa shumë shtete europiane kanë bërë thirrje për hetim ndërkombëtar.

Izraeli ka thënë se ka të drejtë të mbrojë kufirin e tij dhe komunitetet përreth, duke akuzuar grupin militant Hamas për organizim të sulmeve nën pretekstin e protestave.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley ka mbrojtur Izraelin duke thënë se asnjë shtet anëtar “nuk do të vepronte me më shumë përmbajtje se Izraeli”. 

Të këshilluara

Takim urgjent në OKB për masakrën në Gaza

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po mban një takim urgjent për të diskutuar mbi situatën në Gazë, pas një dite me dhunën më vdekjeprurëse mes Izraeli...

22:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI