Flash

Në pikëpyetje takimi i 12 qershorit mes Trump dhe Kim Jong Un

Lapsi.al 16 May 2018
Në pikëpyetje takimi i 12 qershorit mes Trump dhe Kim Jong Un

Koreja e Veriut thotë se mund të tërhiqet nga takimi me presidentin amerikan, Donald Trump nëse SHBA në mënyrë të njëanshme insiston që ajo të heqë dorë nga armët bërthamore.

Takimi i paralajmëruar mes Trump dhe liderit koreano verior Kim Jong-un, pritet të mbahet më 12 qershor. Por në një deklaratë të ashpër, zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, akuzoi SHBA se po bën deklarata të padrejta dhe se po fsheh qëllimet e vërteta. Ai drejtoi gishtin nga këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit Trump, John Bolton.

“Ne kemi hedhur dritë mbi Bolton edhe në të shkuarën dhe nuk i fshehim ndjenjat tona të pakënaqësisë me të”,- tha Kim Kye Gwan.

Marrëveshja për një takim mes Kim Jong-un dhe Donald Trump erdhi pasi Koreja e Veriut tha se ishte e angazhuar të denuklearizonte gadishullin korean.

Se çfarë do të thoshte kjo ekzaktësisht, mbetet e paqartë, por Koreja e Veriut ftoi mediat e huaja të ndiqnin ceremoninë e nxjerrjes jashtë funksioni të sajtit të saj kryesor bërthamor, më vonë këtë muaj.

Sidoqoftë, deklaratat e fundit kanë shembur bazat për një marrëveshje bërthamore në të ardhmen dhe kanë veshur gjithçka me hije dyshimi.

Zëvendësministri i Jashtëm i Penianit dihet se është i respektuar nga lidershipi koreano verior dhe ka marrë pjesë në negociatat me SHBA edhe më herët.

Dhe ka shumë pak shanse që komentet e tij të mos kenë edhe mbështetjen personale të Kim Jong-un. John Bolton, që njihet si konservator, gjatë fundjavës sugjeroi që Koreja e Veriut mund të ndiqte modelin libian të çarmatimit bërthamor, një model që shumë analistë thonë se mund të ketë alarmuar Veriun, duke marrë parasysh fatin e lidershipit libian.

Të këshilluara

Takim urgjent në OKB për masakrën në Gaza

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po mban një takim urgjent për të diskutuar mbi situatën në Gazë, pas një dite me dhunën më vdekjeprurëse mes Izraeli...

22:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI