“Tidal” do ta transmetojë albumin ekskluzivisht për 14 ditë dhe do të vërë në dispozicion shkarkimin e tij një javë pas debutimit. Në vazhdim, trashëgimtarët e Prince do të vijojnë me lançimin fizik global të albumit. “Synimi ynë është ndarja e muzikës së Prince me fansat e tij, ashtu siç ai dëshironte”, – deklaroi Jay-Z. “Prince zgjodhi “TIDAL” si partner për “HITnRUN Phase One” dhe “HITnRUN Phase Tëo” dhe ne do të vazhdojmë të respektojmë dhe nderojmë dëshirat e tij”. Beteja ligjore mes “Tidal” dhe trashëgimtarëve të Prince nisi në nëntor 2016, kur shërbimi muzikor i Jay-Z paditi familjen për përjashtimin e streaming nga katalogu muzikor i artistit të ndjerë.