Flash

FOTO/ Zbulohen 2 faqe për seksin në ditarin e Ana Frank

Lapsi.al 16 May 2018
FOTO/ Zbulohen 2 faqe për seksin në ditarin e Ana Frank
Zbulohen dhe botohen 2 faqe të reja nga ditari i Ana Frank. Aty janë shkruar disa “shaka të ndyra” dhe mendimet e saj mbi seksin. Ditari i të resë hebreje, i shkruar fshehurazi nga nazistët, u bë i njohur botërisht kur ajo e publikoi në fund të luftës. Faqet ishin mbuluar me gomë. Me anë të teknikave të reja të imazhit më në fund është bërë e mundur të shihet çfarë shkruhet aty. Ditari u shkrua më 28 shtator 1942, jo shumë kohë pasi 13-vjeçarja u fsheh nga nazistët. “Do ta përdor këtë faqe të prishur për të shkruar shaka “të pista” duke shtuar se ishte “për të dhënë”, “për të folur” për seksin dhe për prostitutat”. “Ana Frank shkruan për seksualitetin në një mënyrë çarmatosëse", - tha Ronald Leopold i Muzeut të Shtëpisë së Anne Frank në Amsterdam që shton: “Ashtu si çdo adoleshente edhe ajo është kurioze për këtë temë”. Frank van Vree, drejtor i institutit Niod, i cili ndihmoi në deshifrimin e faqeve nga fotografitë e reja të marra në vitin 2016 ndan të njëjtin mendim. “Kushdo që lexon pasazhet që janë zbuluar do të vërë buzën në gaz. Shakatë e pista janë klasike në mesin e fëmijëve në rritje” – tha ai. Një nga shakatë thotë: "A e dini pse vajzat gjermane Wehrmacht janë në Holandë? Janë dyshekë për ushtarët”. Muzeu “Anne Frank” tha se kjo nuk ishte e vetmja herë kur adoleshentja ka shkruar për seksin - duke përmendur shaka të tjera që kishte dëgjuar njerëzit në shtëpinë e saj të fshehur, ose pasazhe rreth periudhave të saj dhe seksualitetit. “Këto tekste të fshehura ngjallin kureshtje dhe shumë respekt për adoleshenten e parakohshme në plan të parë" – thotë muzeu. Ana Frank u fsheh në një aneks të fshehtë të biznesit të babait të saj më 5 korrik 1942 - rreth një muaj pasi kishte marrë një ditar për ditëlindjen e saj të 13-të. Ajo jetoi me familjen dhe miqtë deri në zbulimin e tyre 2 vjet më vonë. Si u zbuluan mbetet një mister. Ana Frank vdiq nga sëmundja në vitin 1945, vitin e përfundimit të luftës në një kamp përqendrimi. Babai i saj, i vetmi anëtar i familjes që mbijetoi, botoi ditarin e saj në vitin 1947. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gabimet që bëni gjatë puthjes

Një puthje e bezdisshme ose gabime që kryhen shpesh gjatë aktit të puthjes, mund t’i shkaktojë jo vetëm bezdi, por edhe neveri personit që keni përballë. Nës...

16:12

5 kuriozitete për seksin

Epo, seksi rezervon gjithnjë surpriza dhe seksualiteti (femëror apo mashkullor) shfaqet gjithnjë si një aventurë e re. Nga përmasat e deri tek orgazma, duke kal...

18:16

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI