Flash

(VIDEO) Shikoni momentin se si gazetarja i shpëton plumbit nga snajperi izraelit

Lapsi.al 15 May 2018
(VIDEO) Shikoni momentin se si gazetarja i shpëton plumbit nga snajperi
Një gazetare e Al Jazeera arriti ti shpëtonte një plumbi të një snajperi dhe një goditje nga një granatë e gazit lotsjellës nga forcat izraelite, ndërsa po raportonte protestat vdekjeprurëse në Gaza. Siç raportojnë mediat e huaja, pamjet dramatike tregojnë momentin kur korrespondentja e rrjetit ndërkombëtar, Hoda Abdel-Hamid, ishte para kamerës, pasi një plumb i kaloi shumë pranë. Gazetarja kishte veshur një kokore dhe jelek anti-plumb. Në mesazhet e postuara së bashku me videon, Abdel-Hamid, e cila po trajtohet në spital, ka shkruar: “Kjo ndodhi larg nga gardhi dhe askush përreth nesh nuk po hidhte gurë ose nuk bënte ndonjë gjë tjetër …njerëzit ishin të ulur, duke shikuar nga larg duke u përpjekur të ruheshin. Por nuk kishte ndonjë vend të sigurt, as afër gardhit, e as më larg”.  Raportohet se rreth 60 persona u vranë në përleshjet e djeshme dhe më shumë se 2,000 u plagosën pasi u zhvilluan protesta të mëdha gjatë hapjes së ambasadës së re të Amerikës në Jerusalem. Tmerri në Gaza/ Si u përshkallëzua konflikti që shkaktoi dhjetëra të vrarë 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI