Flash

Mbrojtësi shqiptar drejt Manchester United

Lapsi.al 14 May 2018
Mbrojtësi shqiptar drejt  Manchester United

Napoli dështoi të fitojë titullin këtë sezon në Itali dhe trajneri Sarri duket se është drejt largimit, por së bashku me të Napolin mund të lërë edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj.

Pak ditë më parë u fol se Hysaj mund të kalonte në Francë te PSG, por tashmë në Angli janë të bindur: mbrojtësi shqiptar do të transferohet te Manchester United, raporton TCH.

“The Sun” ka shkruar sot se Jose Mourinho është i gatshëm të paguajë klauzolën e shkodranit 44 milionë paund nga Napoli.

Matteo Darmian pritet t’i bashkohet Juventusit në merkaton e verës dhe te “Djajtë” janë në kërkim të një zëvendësuesi për të.

Sipas “The Sun”, Mourinho kërkon ta transferojë me çdo kusht Elseid Hysajn, i cili ka qenë një nga lojtarët më konstantë te Napoli vitet e fundit.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI