Mbi 70 mijë tifozë u larguan jashtëzakonisht të zhgënjyer nga ‘San Siro’, me Interin e Spallettit që hodhi poshtë në mënyrë të pabesueshme një mundësi të artë për të synuar kualifikimin në zonën “Champions”.
Zikaltrit u mposhtën me rezultatin 1-2 nga Sassuolo. Sfida nisi me Interin më kërkues, por Sassuolo shfrytëzoi një goditje dënimi për të kaluar në avantazh me anë të Politanos (‘25).
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/br/br0v.mp4
Edhe pjesa e dytë nis me Interin në kërkim të golit të barazimit, por është sërish Sassuolo, që pas një kundërsulmi dyfishon avantazhin me një supergol të Berardit (’72).
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/qp/QpG3.mp4
Spalletti provon gjithçka për të ndryshuar shifrat, ndërsa ndeshja rihapet me golin e Rafinha (’80), por ndonëse ka edhe shumë minuta lojë, topi nuk bindet të hyjë në portën e Sassuolos, që largohet me 3 pikë nga kjo transfertë.
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/gz/GZVG.mp4
Tashmë zikaltrit mbeten dy pikë pas Lazios, që luan nesër ndaj Crotones dhe në rast fitoreje siguron pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Champions League.