Flash

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Çfarë i dhuroi Macron Prince Harryt dhe Meghan Markle pak ditë para dasmës

Lapsi.al 12 May 2018
Çfarë i dhuroi Macron Prince Harryt dhe Meghan Markle pak ditë

Data 19 e këtij muaji sjell dhe eventin e shumëpritur të vitit. Princi Harry do ta kurorëzojë dashurinë me Meghan Markle nëpërmjet ceremonisë martesore, që pritet të ndiqet nga e gjithë bota.

Këtë herë, është mësuar një tjetër fakt interesant lidhur me eventin. Presidenti francez do t’i përgatisë çiftit një dhuratë me një temë mjaft të veçantë: atë të James Bond! Me anë të firmës luksoze S.T. Dupont, Macron ka vendosur t’i dhurojë Harry-t në veçanti një valixhe (të supozuar) udhëtimi, ku gjenden një kuti e artë cigaresh, çakmak, stilolapsa dhe peceta, të gjitha të stmaposura me klas me logon e 007. Duke qenë se çifti i ka të gjitha, një dhuratë kaq simbolike do të gëzojë Harry-n pa masë, edhe pse ky i fundit ka hequr dorë nga tymosja, për të respektuar dëshirën e Markle.

Kur i ke të gjitha, vështirë se mund të presësh dhurata ‘uau’ nga të ftuarit. Probleme princërish e dukeshash…

Të këshilluara

Rita Ora nuk fshihet më: Jam biseksuale!

Ndërsa e gjithë bota flet për bukurinë e saj, e në rrjetet sociale shpërthejnë fotot e nxehta, por edhe ndërsa fama ka prekur majën, Rita Ora zbulon orienti...

20:03

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33