Flash

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

"The Mirror": Gjithçka që duhet të dini për Eleni Foureira

Lapsi.al 11 May 2018
"The Mirror": Gjithçka që duhet të dini për

Ajo është një nga favoritet për të “rrëmbyer” çmimin e madh të “Eurovision 2018”.Eleni Foureira për herë të parë do të cojë trofeun në Qipro. Kështu e nis tabloidi ‘The Mirror’, materialin që i kushton këngëtares shqiptare, e cili do të përfaqësojë Qipron në kompeticionin ndërkombëtar me këngën “Fuego”.

Kush është  Eleni Fouriera?

Eleni Foureira është lindur më 7 mars 1987 në qytetin e Fierit (Shqipëri), vajza e një rrobaqepëse dhe një punëtori ndërtimi. Për shkak të luftës civile Eleni sëbashku me familjen e saj lanë Shqipërinë dhe migruan në shtetin fqinj Greqi. Athina ishte vendi ku Eleni u rrit dhe kaloj shumë kohë të jetës së saj.

Karriera e saj artsitike

Eleni gjithmonë e ka dashuruar performancën në skenë, gjë që e bën atë edhe më të veçantë. Dëshira për të qënë një këngëtare ka nisur që në moshë të vogël. Për disa vite ajo ka punuar në teatër.

Në vitin 2007 Eleni iu bashkua grupit “Mystique” dhe sëbashku me 2 pjesëtarët e tjerë të grupit realizuan disa hite. Por vetëm pas 2 vitesh “Mystique” u shpërbë për arsye të paqarta.

Pas shpërbërjes së grupit, Eleni vijoj një karrierë solo duke firmosur një kontratë me kompaninë diskografike mjaft të njohur “Universal Music Greece”. Gjithashtu ajo mori pjesë në një emision bamirësie “Just the tëo of us” ku fitoi dhe vendin e parë.

Në fund të vitit 2010 Eleni realizoi albumin e parë solo i cili pati shumë sukses duke u vlerësuar me diskun platinium.

Jeta private

Eleni është në një lidhje me futbollistin spanjoll Alberto Botia që prej 2016-ës.

Eurovision

Për 7 vite me rradhë përpjekjet e Elenit për të përfaqësuar Greqinë ne Eurovision dështuan pasi ajo u refuzua disa herë.

Por dëshira për të qënë një përfaqësuese në Eurovision u realizua. Ndonëse jo me Greqinë, Eleni mori përsipër të sjellë Qipron ndoshta për tu kthyer edhe me një fitore. Kënga e saj quhet “Fuego” e përkthyer në spanjisht “zjarr”.Kënga është e kompozuar nga Alex Papaconstantinou dhe prej disa ditësh qëndron në top 5-shen e hiteve në Greqi.

Eleni i siguroi Qipros një vend në finalen e madhe më 12 Maj në Lisbon të Portugalisë.

Kontradiktat etnike

Spekulimet dhe polemikat mbi origjinën e Elenit kanë qënë të shumta. Mediat greke ishin të paqarta mbi origjinën e saj. Kur ishte pjesë e grupit “Mystique” ajo deklaroi se ishte Braziliane. Ajo vazhdoi të theksonte se babai vinte nga Athina ndërsa nëna nga Janina ndërkohë kishte prejardhje Meksikane.

Përfundimisht mediat e zbuluan se Eleni vinte nga Shqipëria dhe emri i saj i vërtetë ishte Entela Fureraj. Ajo nuk dha asnjë deklarata lidhur me këtë deri vitin që lamë pas. Eleni pranoj origjinën e saj të vërtetë. Fakti pse ajo e mohoi prejardhjen ishin paragjykimet që mund të kishte në industrinë e muzikës greke. Eleni shpjegoi se ishte rritur në Greqi dhe ndihej Greke.

Për të treguar mbështetje për vendin e saj të lindjes, Shqipërinë ajo bëri gjestin shqiptar, së bashku me përfaqësuesin Eugent Bushpepa në Eurovision, i cili shkoi viral në Shqipëri, por nuk u pëlqye aspak në Greqi.

Të këshilluara

Fansat e Beyonce "sulmojnë" Kim Kardashian

Pas mbrëmjes së ‘MetGala’ u zhvillua një festë dhe Kim e ndryshoi fustanin duke u shfaqur me një në ngjyrë të zezë material lëkure. Por fansat e Beyonce e kanë ...

15:21

Selena publikon këngën e re (VIDEO)

Këngëtarja 25-vjeçare debutoi me këtë projekt muzikor , i cili është pjesë e sezonit të dytë të serialit “13 Reasons Why”. “Jam duke e përfudnuar albumin, po...

12:45

Rita Ora, këngëtarja më e pasur britanike

Rita Ora ka hyrë në listën e këngëtarëve më të pasur britanikë në krah të Ed Sheeran dhe Calvin Harris. Sipas ‘Sunday Times’, ajo radhitet në vendin e 11-të ...

12:10

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33