Ambasadori amerikan Donald Lu, ka reaguar pasi Ed Rama përmendi emrin e tij dje në parlament duke e përdorur si një alibi për dosjen e vëllait të Fatmir Xhafajt. "SHBA po i shqyrton akuzat për vëllanë e Fatmir Xhafajt, - ka deklaruar Donald Lu për Nevs 24. - Rama të flasë në emrin e tij dhe ne do të do të flasim në emrin tonë."
Kryeministri pati deklaruar dje ‘Nëse do të kishte diçka të vërtetë për Fatmir Xhafën, do të kishte folur miku ynë i shtrenjtë dhe i pranishëm në mjedisin tonë, ambasadori i SHBA-së Donald Lu.
Lexo më tej:
Faktet video/ Rama e bëri baltë duke përdorur Lu-në si alibi
Opozita akuzoi se Rama është renditur përkrah ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt për mbrojtjen që ai i ka bërë dhe po i bën vëllait të tij të dënuar në Itali si trafikant ndërkombëtar.
Por, si gjithnjë edhe siç veproi për çështjen e kanabisit edhe ndaj akuzave se ai po përpiqet të kapë drejtësinë, kryeministri ka përdorur si alibi ambasadorin amerikan (lexo linkun lart). Kjo është hera e parë që "miku Lu" e prish paktin me Ramën duke i kujtuar atij se nuk mund të flasë në emër të abasadës së ShBA.
I kapur në befasi nga ky kundërreagim kryeminisri shkroi me nxitim një status konfuz dhe të pakuptueshëm në Facebok: "Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet. Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua".

Por, pavarësisht nga kjo lojë fjalës kryeministri ka shmangur thelbin e problemit: faktin se ai e përdori Donald Lunë si alibi për pafajësinë e Xhafës. Gjithsekush mund të flasë në emrin e vet, gjithkush mund të komentojë edhe mendimet e tjetrit, por askush nuk mund të thotë: "Më besoni se unë kam të drejtë, sepse për këtë çështje nuk është përononcuar ambasadori amerikan". Dhe këtë metodë që është diskrediduar në publik (shiko linkun lart) me sa duket Lu ka vendosur t'ia presë Ramës.
©Lapsi.al