Flash

Tristan Thompson jep intervistën e parë për vajzën e sapolindur

Lapsi.al 10 May 2018
Tristan Thompson jep intervistën e parë për vajzën e

 Tristan Thompson ka folur për herë të parë në media pas asaj zhurme të madhe që u krijua. Në fakt pavarësisht të gjithave pas lindjes së vajzës True duket se më të vërtetë Khloe e ka falur sepse ata ditët e fundit po fotografohen shumë shpesh bashkë në darka të ndryshme por edhe në kinema një ditë më parë.Ai në një emision radiofonik ka folur për herë të parë pas lindjes së vajzës True Thompson. Tristan dukej pak i prerë në përgjigjet që jepte por gjithsesi ka shprehur lumturi duke folur për vajzën. Khloe nuk është përmendur fare gjatë intervistës. Moderatori e ka pyetur Tristanin se si po shkon muaji i parë si baba i një vajze dhe ai ka thënë se po mundohet të bëjë më të mirën dhe i pëlqen shumë kjo pjesë.

Ai gjithashtu i ka përmendur basketbollistit edhe djalin e tij Princ të cilin e ka nga një lidhje e mëparshme me Jordan Craig.“Ai është rritur, po bëhet i madh hidhet në lojra, kërcen sepse është 1 vjeç ndërsa True vetëm flen, pi, ha.” – u shpreh Tristan.I pyetur se a kishte vënë re ndonjë ndryshim mes të pasurit një djale dhe një vajzë ai tha:“ Po me vajzën je pak më emocional mendoj unë, sepse me djalin je këtu: Hey Shoku, do të bëhesh mirë, mos qaj tani ndërsa me vajzën: Tru çdo gjë do të bëhet mirë, ne jemi këtu, babai është këtu për ty, jam unë, më shiko. Është ndryshe por është një kënaqësi në të dyja rastet.”- përfundoi basketbollisti.

Të këshilluara

Daniel Craid, sërish James Bond

Daniel Craig do të paguhet 25 milionë euro për të përsëritur rolin e James Bondit. Aktori britanik – i cili më parë kishte bërë të ditur se nuk do të luajë r...

13:45

Miranda Kerr sjell në jetë fëmijën e dytë

Ajo është një nga modelet më të famshme e cila po priste nga dita në ditë të bëhej nënë për herë të dytë. Momenti ka ardhur dhe Miranda Kerr dhe bashkëshorti i ...

13:15

Charlize Theron vjen me Atomic Blonde 2

Charlize Theron ende po përballet me lëndimet që mori gjatë xhirimeve të filmit “Atomic Blonde”. Aktorja është ende “duke vuajtur” nga plagët që pësoi. 42-vj...

11:45

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33