Flash

Macron thirrje Gjermanisë: T’i bashkohet planit të reformave në Europë

Lapsi.al 10 May 2018
Macron thirrje Gjermanisë: T’i bashkohet planit të reformave

Gjermania duhet të punojë së bashku me Francën, që të ndërtojnë një unitet më të madh në Evropë dhe në fakt, të mbështesë propozimet për reforma të Francës, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron.

Macron ka thënë se ka parë një “Gjermani ambicioze, që e do Evropën, që e vlerëson Evropën”, por gjithashtu ka zëra në Gjermani që sugjerojnë se Franca nuk është serioze dhe dëshiron që ta reformojë Evropën për qëllime të veta.

“Por, zgjohuni. Franca ka ndryshuar”, ka thënë Macron.

“Franca ka bërë reformat e saja të shumëpritura. Franca dëshiron një Evropë për Evropën, e jo për veten e saj”, ka thënë presidenti francez.

Sipas Macron, një Evropë e re duhet të ndërtohet mbi solidaritetin dhe konvergjencën, dhe për këta arsye, ai ka thënë se beson “në një eurozonë më të fortë dhe më të integruar në buxhetin e saj që do të mundësonte investime në konvergjencë”. 

Të këshilluara

Manuali i “hileve” politike të Eurovizionit

Gjithçka që një diplomat duhet të dijë, për ekstravagancën e “fuqisë së butë” të Europës. Ne jetojmë në epokën e fuqisë së butë. Mbjellja e një peme me një lopa...

15:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI