Flash

Itali, partitë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për qeverinë

Lapsi.al 10 May 2018
Itali, partitë shumë pranë arritjes së marrëveshjes

Së shpejti mund të ketë një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re italiane. Lega dhe Lëvizja 5 Yjet, të cilat vijojnë negociatat mes tyre, thonë se janë shumë pranë akordit që do t’i jepte zgjidhje ngërçit politik të krijuar në vend, pas zgjedhjeve jovendimtare të 4 marsit.

Ka qenë kjo deklarata e përbashkët e dy partive pas takimit mes dy udhëheqësve të këtyre forcave, Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini.

“Janë bërë hapa të rëndësishëm në kompozimin e qeverisë dhe në emërimin e një kryeministri. Qëllimi është përcaktimi i gjithçkaje në një hapësirë të shkurtër kohore për t’i siguruar popullit një qeveri sa më shpejt,” - vijonte më tej deklarata, pas takimit mes Salvinit dhe Di Maios.

Dy partitë, kundërshtare të kufizimeve buxhetore të diktuara nga Bashkimi Europian, kanë bërë premtime elektorale që do të kushtojnë miliarda euro për t’u zbatuar.

Megjithatë, krijimi sa më i shpejtë i qeverisë mbetet parësor për Italinë, që është përfshirë në një ngërç politik që prej zgjedhjeve jovendimtare të 4 marsit, ku blloku i qendrës së djathtë, fitoi shumicën e vendeve në parlament, ndërkohë që 5 Yjet u konfirmuan si partia më e madhe në vend.

Të këshilluara

Manuali i “hileve” politike të Eurovizionit

Gjithçka që një diplomat duhet të dijë, për ekstravagancën e “fuqisë së butë” të Europës. Ne jetojmë në epokën e fuqisë së butë. Mbjellja e një peme me një lopa...

15:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI