Flash

Britania në alarm nga mafia shqiptare: E dhunshme dhe të lidhur pas besës

Lapsi.al 10 May 2018
Britania në alarm nga mafia shqiptare: E dhunshme dhe të lidhur pas

Mediat britanike japin alarmin për rritjen e influencës së grupeve shqiptare në tregun e kokainës në Angli. Prestigjozja ‘The Times’ në një shkrim të gjatë shkruan ndër të tjera se bandat shqiptare po bëhen gjithnjë e më të dhunshme.

Shqiptarët kanë lidhje të fuqishme me kartelet e drogës në Amerikën Latine, duke bërë kështu që ata të marrin kontrollin e shumë qyteteve, thuhet në shkrim.

“Shqiptarët që kontrollojnë tregtinë me kokainë të pastër kanë rritur praninë e tyre në Britani me rreth 60% në tre vitet e fundit, duke ushqyer një rritje të krimit të dhunshëm”, shkruan “The Times”.

Mafia shqiptare rezulton të jetë e dytë pas Britanikëve në një renditje që është bërë nga NCA, duke lënë kështu pas rumunët që një vit më parë ishin në vendin e dytë.

‘The Times’ shkruan se mafia shqiptare ka marrë nën kontroll trafikun e kokainës në qytet të mëdha, por edhe në zonat rurale.

“Shtetasit shqiptarë qëndrojnë në Angli duke përdorur identitete të rreme. Impakti grupeve kriminale shqiptare na ka bërë që të punojmë me partnerët duke zhvilluar një sër operacionesh si përgjigje ndaj tyre” është shprehur për Gerry McLean, kreu Scotland Yard.

Duke iu referuar autoriteteve britanike, ‘The Times’ shkruan se është e vështirë të infiltrohesh në grupet kriminale shqiptare, pasi anëtarët e këtyre grupeve kanë dhënë besën ose premtimin për të mbrojtur me jetë njëri-tjetrin. Gazeta përmend këtu qëndrimet e Theresa May dhe Michael Gove përpara referendumit të Brexit, të cilët thonin se në Britani do të dynden shumë gangsterë shqiptarë nëse Shqipëria i bashkohet Bashkimit Europian në vitin 2025.

Sipas ‘The Times’ shumica e kriminelëve shqiptarë që janë në Britani kanë hyrë në ishull duke u identifikuar si shtetas kosovarë. Më pas në shkrim evidentohen disa shtetas shqiptarë të përfshirë në trafik droge, të cilët ekspozojnë jetën e luksit në rrjetet sociale, duke ia lehtësuar më shumë punën oficerëve të policisë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI