Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Xhafaj përgjigjet për vëllain: Ç'punë kam unë ç'ka bërë 15 vite më parë

Lapsi.al 9 May 2018
Xhafaj përgjigjet për vëllain: Ç'punë kam

Fatmir Xhafaj ka pranuar incidentin e vëllait të përfshirë në një rrjet trafiku droge 15 vite më parë, dhe të dënuar me 7 vite me vendim të formës së prerë në Itali, por ka theksuar se kjo gjë nuk implikon qeverinë ku bën pjesë. Ai në një konferencë shtypi që nuk zgjati më shumë se 5 minuta dhe ku nuk pranoi asnjë pyetje nga gazetarët, tha se nga pala italiane nuk ka pasur asnjë kërkesë për ekstradimin e vëllait të tij, apo për vënien në punë të policisë për ta dërguar Agron Xhafës drejt shtetit fqinj. "Kjo është një çështje e zhvilluar në Itali, në kohën kur këta që sot e rizbuluan ishin në pushtet, dhe asnjëherë në asnjë rast, as qeveria e tyre, as Qeveria tjetër më pas dhe as kjo Qeveri nuk janë kontaktuar as shkresërisht, as informalisht nga autoritetet e një vendi tjetër për të kërkuar çfarëdoqoftë për këtë çështje" tha me ton ministri i brendeshem. “Duket e thjeshtë, por akoma unë nuk kam mundur të kuptoj se cili është problemi i personalitetit tim si njeri dhe si zyrtar në lidhje me çfarë bën, apo akoma më shumë se çfarë ka bërë para 15 vitesh im vëlla. Ndërkohë që nuk kam se si të kuptoj çfarë kërkohet sot tjetër përveç baltosjes sime, nëse në raport me këtë çështje as kam pasur e as kam asnjë lloj pushteti për të ndikuar në çfarëdolloj forme mbi të” tha ai.

Lexo më tej:

PD nxjerr dokumentin/ Si gënjeu Fatmir Xhafaj për vëllain e dënuar për drogë në Itali

VIDEO/ Çfarë ka thënë Fatmir Xhafaj për të vëllain Agronin, i dënuar për kokainë në Itali

I futuar në televizionin ABC, Enkelejd Alibeaj që bëri këtë mëngjes denoncimin dhe publikimin e dokumentave kundër vëllait të ministrit, theksoi aty për aty se kjo është një alibi, pasi Agron Xhafa është dënuar me vendim të formës së prerë dhe policisë i lind detyrimi logjor që ta kapë dhe ta dërgojë atë përtej Adriatikut.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI