Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

VIDEO/ Çfarë ka thënë Fatmir Xhafaj për të vëllain Agronin, i dënuar për kokainë në Itali

Lapsi.al 9 May 2018
VIDEO/ Çfarë ka thënë Fatmir Xhafaj për të

Fatmir Xhafaj nuk e mohoi dënimin e të vëllait gjatë fjalimit që mbajti në parlament në 12 shtator të vitit 2017, kur iu përgjigj për herë të fundit akuzave të opozitës se Agron Xhafaj është dënuar me vendim të prerë në Itali dhe qëllimisht nuk ekstradohet.

Ministri i Brendshëm tentoi t’i relativizoi akuzat e asaj kohe si një “avaz” që përsëritet sa herë kërkojnë ta sulmojnë. Në anën tjetër, sikur të gjitha këto të ishin të vërteta, Fatmir Xhafaj u zhvesh nga të gjitha përgjegjësitë morale dhe ligjore, për veprimet e të afërmve të tij.

"Cilido prej tyre që ka pasur, ose mund të ketë pasur në të ardhmen një shkelje ligji është madhor dhe ka të gjithë përgjegjësinë ta vuajë atë sipas ligjit dhe as ai dhe askush tjetër nuk mund ti japë më shumë ngarkesë, ligji vetë i jep. Dhe nëse një moment, do të ishte e vërtetë sesa në mënyrë të ulët më akuzoni unë kam të gjithë të drejtën legjitime të pyes: Ku është përgjegjësia ime njerëzore dhe politike në lidhje me këtë çështje? Sa për ligjore as që mund të bëhet fjalë. Unë jam në politikë prej 20 vitesh. Jam i gatshëm të përgjigjem për gjithçka bëj e sillem në raport me interesat e vendit time, me Kushtetutën dhe me ligjin. Jam i gatshëm në çdo kohë të përballem me përgjegjësitë e mia. Unë nuk kam ndërmend të merrem me replikë me avazin tuaj të 15 viteve, avaz që e përsërisni sa herë shtrëngoheni të më sulmoni politikisht”

Madje Xhafaj sfidoi opozitën, duke i kujtuar dy ministrat, të Brendshëm dhe të Drejtësisë që u emëruan nga Lulzim Basha gjatë muajve të fushatës zgjedhore dhe që nuk kishin arritur të gjenin asnjë fakt ose provë për vëllain e tij.

“Nga maji i këtij viti (2017) ju u bëtë pushtetarë në dy ministritë kryesore të ligjit, në atë të Brendshme dhe atë të Drejtësisë, ministra që u emëruan personalisht nga kryetari juaj dhe janë dyja ministritë ku janë faktet dhe provat kombëtare dhe ndërkombëtare nëse ka të tilla. Po çfarë bëtë këto 4 muaj? Si nuk gërmuat xhanëm dhe ti zbulonit? Ku kishte rast më të mirë të më kryqëzonit me fakte dhe prova sipas jush! Dhe as më shumë, dhe as më pak, jo vetëm kryetari juaj dhe askush tjetër i veshur si ky edhe me mandat ligjzbatuesi apo moralbërësi nuk mund të më vendosë mua nën këtë akuzë apo përgjegjës për çfarë i ka ndodhur, apo mund t’i ndodhë një pjestari të familjes time"  u shpreh Fatmir Xhafaj.

Video e fjalimit të Fatmir Xhafajt në parlament, në 12 shtator të vitit 2017, kur flet për të vëllain:

https://www.youtube.com/watch?v=I71OLFFOjJQ&feature=youtu.be

 

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI