Flash

VIDEO/ Atentat me 7 plumba sportistit të njohur serb në mes të rrugës

Lapsi.al 9 May 2018
VIDEO/ Atentat me 7 plumba sportistit të njohur serb në mes të

Sportisti i famshëm serb, Vladimir Jovanovic, luftëtar i arteve marciale në MMA i ka mbijetuar një atentati me armë në qytetin serb, Pançevo. Sportisti serb u sulmua në momentin kur la të birin e tij në çerdhe.Duke u afruar te vetura, një person me emrin Vuko Markovic e ka qëlluar atë disa herë.

Jovanovic u shpëtoi disa gjuajtjeve të njëpasnjëshme duke u fshehur prapa makinës, shkruan Indeksonline. Një nga plumbat e goditi në stomak duke e rrëzuar në tokë. Pas kësaj autori u largua me vrap duke e kujtuar të vdekur sportistin.

Mjekët kanë konstatuar se Jovanovic kishte marrë edhe një tjetër plumb përveç atij në bark. Sipas medieve serbe, autori qëlloi 7 herë në drejtim të sportistit, por ai mbijetoi. Sulmuesi, një i ri malazez u arrestuar para 3 ditësh.

https://www.dailymotion.com/video/x6j655e

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI