Flash

Vendet perëndimore, Rusia dhe Kina vendosin t´i qëndrojnë marrëveshjes së Iranit

Lapsi.al 9 May 2018
Vendet perëndimore, Rusia dhe Kina vendosin t´i qëndrojnë

Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca do ti qëndrojnë marrëveshjes bërthamore me Iranin, pavarësisht se SHBA u tërhoq ditën e djeshme me vendim të presidentit Donald Trump.

BBC raporton se tre superfuqitë do të punojnë me të gjitha palët e mbetura për ta mbajtur në fuqi këtë marrëveshje.

Edhe Rusia dhe Kina, nënshkruese të marrëveshjes së vitit 2015 kanë deklaruar mbështetjen e tyre.

Irani njoftoi se po punon për të shpëtuar marrëveshjen, pa përfshirjen e SHBA.

"Kam urdhëruar Ministrinë e Jashtme të negociojë me vendet europiane, Kinën dhe Rusinë, javët e ardhshme.", u shpreh Presidenti iranian, Hassan Rouhani.

Marrëveshja e vitit 2015 e përmbyllur nga Barack Obama bëri të mundur frenimin e aktiviteve bërthamore të Iranit, në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike nga SHBA, BE dhe OKB.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Trump shokon aleatët perëndimorë, tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI