Gjyëmfinalja e Eurovizion mbaroi dhe Shqipëria arriti të 'rrëmbëj" një vend në natën finale. Eugent Bushpepa me "Mall" arriti ta dërgoj dhe njëherë Shqipërinë mes finalistëve të tjerë.dhe pse kjo ishte pjesa më e vogël që pritej nga zëri potent i Shqipërisë, politikat e Eurovisionit kanë treguar vit pas viti ‘kapërcime’ nga më të pabesueshmet, ndaj edhe të ishe me zemër të ngrirë derisa të dëgjohej “Albania” ishte mëse e justifikuar. Por nuk është vetëm ai. Zyrtarisht në finale është edhe këngëtari tjetër shqiptar, Ermal Meta, i cili përfaqëson Italinë, një prej 5 vendeve që financojnë këtë event të muzikës.Dhe e treta, ajo që e ka ndezur në të vërtetë skenën e Eurosong sonte me zjarrin e saj, edhe përfaqësuesja e Qipros, Eleni Foureira, është kualifikuar gjithashtu për të qenë pjesë e finales së 12 majit.





