Flash

Qyteti më i mirë në botë për studentët, Londra...

Lapsi.al 9 May 2018
Qyteti më i mirë në botë për studentët, Londra...

Një studim i kompanisë Quacquarelli Symonds, e specializuar në të dhënat e edukimit të lartë, ka listuar Londrën si qytetin më të mirë në botë për studentët.

Renditja bazohet në disa faktorë si numri i universiteteve më të mira në një qytet, tregu i punës, diversiteti kulturor dhe kualiteti i jetës.

Sidoqoftë, Londra ka mbetur mbrapa në kategorinë e përballueshmërisë, pasi ky qytet ka koston e jetesës tepër të lartë.

Kompania në fjalë publikon çdo vit edhe renditjen e universiteteve më të mira në botë.

Krahasimet, të cilat përfshijnë pikëpamjet e 50,000 studentëve janë përpjekje për të përcaktuar disa nga përparësitë dhe të metat e qyteteve për studentët.

Në 10 vendet e para nuk gjendet asnjë qytet amerikan, krahasur me dy vende gjermane si Berlini dhe Mynihu.

Parisi, që për vite të tëra ka kryesur në listë, këtë vit gjendet i pesti në listë.

Të këshilluara

NASA zbulon 95 planetë të rinj

95 planetë të rinj në orbitën e disa yjeve jashtë sistemit tonë diellor janë zbuluar nga teleskopi i Keplerit të NASA-s. Studiuesit konfirmuan praninë e 95 b...

20:57

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI