Fotot e të ftuarve në “Met Gala 2018” treguan se ata ishin kombinuar në përshtatje me temën edhe pse disa prej tyre kanë provokuar me disa detaje kundër kishës. Mjaft të kujtoni veshjen e Rihanna-s dhe në një farë mënyre ka ironizuar Papën.
Prandaj, Piers Morgan, duke qenë edhe një besimtar i fesë katolike e ka parë të udhës t’i thotë disa fjalë publikisht kundër kësaj.
“Si një katolik që jam, po edhe unë nuk jam perfekt, por a nuk mendoni se u teprua? Imagjinoni nëse do të ishte një temë për fenë Islami, si do të ndiheshin njerëzit ndaj provokimeve, do i merrnin akoma më politikisht apo jo? Më thoni përse unë si katolik, s’duhet ta përkthej politikisht këtë gjë. Jam shumë i ofenduar nga disa prej artistëve që zgjodhën të provokonin keqas katolicizmin. Në 100 mënyra të mira që mund të përfaqësohej kjo fe, shkuat dhe provokuat? E çuditshme. Pra ajo që po përpiqem të them është: Si katolik, a s’duhet të ndihem i ofenduar? Çfarë jeni duke i bërë fesë tonë njerëz?”.
Në rrjete sociale, Piers Morgan ka marrë shumë mbështetje, duke e shpërndarë reagimin e tij në masë.