Flash

Pas deklaratës së Rihannës, Drake zhgënjen fansat me veprimin e tij

Lapsi.al 9 May 2018
Pas deklaratës së Rihannës, Drake zhgënjen fansat me

Marrëdhënia e Rihanna-s me Drake ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së medias. Që prej bashkëpunimit të vitit 2010 me këngën “What`s my name” është diskutuar nëse ata janë në një lidhje dashurie apo jo. Drake gjithmonë ka folur me shumë dashuri dhe admirim për Rihanna-n. Në vitin 2016 ai bëri deklaratën që u diskutua shumë në media duke u shprehur: “Ajo është një njeri me të cilin kam qenë i dashuruar që kur kam qenë 22 vjeç. Ajo është një prej mikeve të mia më të mira.”Por para pak ditësh në një intervistë për Vogue, Rihanna është shprehur se ata nuk janë më miq, por as armiq. Dhe veprimi i Drake pas kësaj deklarate i ka zhgënjyer të gjithë fansat, të cilët shpresonin shumë për një tjetër bashkëpunim mes tyre. Drake nuk e ndjek më Rihanna-n në Instagram dhe fansat janë të sigurt që kjo ka ndodhur për shkak të deklaratës së saj, pasi më parë ai jo vetëm që e ndiqte, por edhe i pëlqente fotot e saj.

Rihanna aktualisht është në një marrëdhënie me biznesmenin arab, Hassan Jamee.

Të këshilluara

Luana vjen në bashkëpunim me Bujar Qamilin

Duket se moderatorja do të ketë disa bashkëpunime me artistin e muzikës popullore qytetare, shkodranin Bujar Qamili. Ai e ka zbuluar këtë sot, i ftuar në “Radio...

14:07

Gareth Bale baba për të tretën herë

Gareth Bale njoftoi ardhjen e djalit të tij të ri. Futbollisti i Real Madrid dhe Emma Rhys-Jones kanë pasur deri më tani dy vajza – Alba Violet, pesëvjeçare...

14:03

Spice Girls rikthehen, sjellin këngët e reja

Një prej dilemave të kohëve të fundit të fansave ka qenë pikërisht bashkimi ose jo i grupit “Spice Girls”. Pas shumë teorive, kundërtshtimeve të njëpasnjëshme n...

12:12

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI