Flash

Luana vjen në bashkëpunim me Bujar Qamilin

Lapsi.al 9 May 2018
Luana vjen në bashkëpunim me Bujar Qamilin

Duket se moderatorja do të ketë disa bashkëpunime me artistin e muzikës popullore qytetare, shkodranin Bujar Qamili. Ai e ka zbuluar këtë sot, i ftuar në “Radio Shkodra”. Bujari ka rrëfyer se ftesa i ka ardhur nga Luana dhe bëhet fjalë për disa “mix”-e që moderatorja do t’i publikojë së shpejti dhe do t’i këndojnë së bashku. Gjithashtu, këngëtari i mirënjohur ka treguar se Luana i ka premtuar se suksesi do të jetë më i madh se ai që arriti me bashkëpunimin me Mateus Frrokun.

“Luana më thirri për drekë dhe aty më bëri propozimin për bashkëpunim muzikor. Bëhet fjalë për 3 këngë “remix” të Luanës që do t’i këndojmë së bashku dhe besoj se do të kemi një sukses. Luana më ka premtuar se me këtë bashkëpunim do t’ia kalojmë suksesit që pata me Mateusin. Luana ka marrë gjithçka përsipër dhe besoj se do të jetë një prej bashkëpunimeve më të sukseshme gjatë kësaj vere. Unë jam i hapur për bashkëpunime dhe aq me tepër me Luanën, besoj se jemi të gjithë dakord se ia vlen.”- ka përfunduar Bujari.

Të këshilluara

Gareth Bale baba për të tretën herë

Gareth Bale njoftoi ardhjen e djalit të tij të ri. Futbollisti i Real Madrid dhe Emma Rhys-Jones kanë pasur deri më tani dy vajza – Alba Violet, pesëvjeçare...

14:03

Spice Girls rikthehen, sjellin këngët e reja

Një prej dilemave të kohëve të fundit të fansave ka qenë pikërisht bashkimi ose jo i grupit “Spice Girls”. Pas shumë teorive, kundërtshtimeve të njëpasnjëshme n...

12:12

Aksidentohet me makinë Calvin Harris

Këtë javë, Dj me famë botërore Calvin Harris dhe e dashura e tij Aarika Wolf kanë pësuar aksident. Mjeti i tyre Range Rover është përplasur me një Honda teksa k...

11:15

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI