Flash

Sëmundjet që parandalohen tek vajzat dhe gratë vetëm me një kontroll rutinë

Lapsi.al 8 May 2018
Sëmundjet që parandalohen tek vajzat dhe gratë vetëm me

Një grua, nënë apo një vajzë e shëndetshme, duhet të ketë pjesë të rutinës së saj të kontrolleve të paktën njëherë në 6 muaj një vizitë tek mjeku gjinekolog. Duhet të kryejë gjithashtu periodikisht ekzaminimet që këta mjekë specialistë rekomandojnë, për të evituar që nga patologjitë më të thjeshta, sëmundjet seksualisht të transmetueshme e deri kancerin e qafës së mitrës, i cili nëse nuk kapet në kohë mund të ketë pasoja fatale.

Mjekët e Spitalit Amerikan pohojnë se janë me dhjetra rastet e vajzave dhe grave që neglizhojnë këto ekzaminime duke dëmtuar rëndë shëndetin e tyre. “Kemi raste të cilat paraqiten në spital me infeksione shumë të rënda, pasi i kanë lënë për një periudhë të gjatë pa trajtuar, ashtu sikurse numri i atyre që kryejnë periodikisht pap- testin pas moshës 25 vjeç në Shqipëri mbetet ende i ulët. Ekzaminimet duke filluar nga vizita e thjeshtë, ekot e barkut apo vaginale si dhe pap- testi, janë shumë të rëndësishme për t’i garantuar grave dhe vajzave ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit riprodhues e sekual”, shprehen mjekët gjinekologë të Spitalit Amerikan.

Ata pohojnë se një grua e shëndetshme mund të sjellë në jetë një një bebe të shëndetshme ndërsa pohojnë se rastet e çifteve që nuk sjellin dot në jetë një fëmijë në momentin që duan, pikërisht si pasojë e patologjive që mund të ishin evituar janë gjithashtu jo të pakta.

Spitali Amerikan, duke i dhënë përparësi shëndetit të gruas, ofron paketat e kontrollit gjinekologjik, të cilat jo vetëm plotësojnë gamën e ekzaminimeve të domosdoshme, por u ofrohën pacienteve edhe me çmime të reduktuara, pikërisht për t’i nxitur ato t’i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit të tyre riprodhues. Mjekët gjinekologë nga ana tjetër insistojnë se kryerja e pap- testit mbi moshën 25 vjeç duhet të bëhet detyrimisht nga vajzat dhe gratë. ”Ky ekzaminim mundëson parandalimin, por edhe kapjen në kohë të kancerit të qafës së mitrës i cili është i trajtueshëm në fazat e para dhe mund të jetë fatal nëse kapet në stade të avancuara”, sqarojnë mjekët e Spitalit Amerikan. (artikull promocional)

Të këshilluara

NASA zbulon 95 planetë të rinj

95 planetë të rinj në orbitën e disa yjeve jashtë sistemit tonë diellor janë zbuluar nga teleskopi i Keplerit të NASA-s. Studiuesit konfirmuan praninë e 95 b...

20:57

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI