Flash

Pas rikthimit në skenë ndërron jetë këngëtarja belge

Lapsi.al 8 May 2018
Pas rikthimit në skenë ndërron jetë këngëtarja

Këngëtarja belge Maurane ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, vetëm pak ditë pasi ishte rikthyer në skenë pas një mungese dyvjeçare.

Maurane ishte emri i artit i këngëtares së lindur me identitetin Claudine Luypaerts, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Schaerbeek, periferi e Brukselit, pasditen e së hënës. Shkaku i vdekjes ende nuk dihet.

Këngëtarja e kishte ndërprerë karrierën e saj në vitin 2016, për shkak të problemeve me kordat zanore të saj. Ajo njihet gjithashtu edhe për rolin e saj në vitet e fundit, në një “talent show” për këngëtarët e rinj, të quajtur “Nouvelle Star”.

Karriera e saj si këngëtare ka nisur prej fillimviteve ’80, por Maurane u rikthye në skenën e një koncerti në Bruksel pak ditë më parë, në nder të Jacques Brel. Ajo ishte duke përgatitur gjithashtu një turne për pranverën e vitit 2019.

I cituar nga rrjeti publik “RTBF”, një prokuror belg është shprehur se vetëm ekzaminimet post-mortem do të përcaktojnë shkakun e vdekjes së saj.

Të këshilluara

Veshjet më skandaloze në Met Gala (FOTO)

Tema e eventit ka qenë “Trupat e Parasjës, moda dhe imagjinata katolike” por jo të gjithë i janë përmbajtur kësaj. Sipas Mirror disa veshje janë etiketuar si...

15:23

Met Gala/ Miley Cyrus harron të brendshmet

Met Gala sivjet kishte një temë katolike dhe shumica e yjeve që parakaluan në tapetin e kuq kishin zgjedhur diçka “hyjnore” për të veshur. Të gjithë përveç Mile...

15:13

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI