Në fund të mandatit të ambasadorit amerikan në Tiranë, Edi Rama ka tejkaluar çdo parashikim duke e përdorur Donald Lu-në, sa herë që i duhet si alibi. Këtë bëri të hënën në mbrëmje në Top Shou, kur një student e pyeti nëse ai po përpiqet të kapw drejtësinë. “A do ta lejonte ambasadori amerikan këtë gjë?” -ishte garancia e vetme që dha kryeministri. E njëjta skenë u përsërit edhe sot.
Pas publikimit nga opozita të fakteve për përfshirjen e vëllait të Fatmir Xhafës, Agron Xhafës, në trafik heroine dhe dënimin e tij prej 7 vitesh e 2 muajsh burg në Itali., kryeministri është ngritur në parlament për të mbrojtur ministrin e tij të Brendshëm.
‘Nëse do të kishte diçka të vërtetë për Fatmir Xhafën, do të kishte folur miku ynë i shtrenjtë dhe i pranishëm në mjedisin tonë, ambasadori i SHBA-së Donald Lu. Do të kishte një deklaratë nga BE, por nuk ka’, u shpreh Edi Rama në Kuvend.
Por fatkeqësisht, për këdo që e ka memorien pak më të gjatë, kjo alibi Edi Ramës i është djegur njëherë e mirë. Këtë e tregojnë edhe dy videot më poshtë.
Atëherë kur droga në Shqipëri kishte plasur sheshit, atëherë kur Dritan Zagani kishte vënë gishtin mbi plagë duke denoncuar lidhjet e ish ministrit të Brendshëm me trafikantët, qeveria organizoi një tubim butaforik ku shpalli se 99.2% e kanabisit në vend ishte zhdukur.

Kryeministri Edi Rama, Ambasadori Italian ne Tirane Massimo Gaiani dhe Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, (foto poshte ne te njejtin aktivitet me Tahirin) gjate nje konference ne Pallatin e Kongreseve, ku Policia e Shtetit prezantoi rezultatet e luftes ndaj droges. Foto LSA

Dhe që kjo të bëhej e besueshme, përpos fjalës së Ramës dhe Tahirit, që u mbajt në prezencë të ambasadorëve më të rëndësishëm në vend, e mori fjalën edhe ai amerikan. Po ta dëgjoni sot, nuk do t’u besoni veshëve. Në mes të shtatorit 2015, përpara se të gjitha mediat botërore të tregonin me gisht Shqipërinë, përpara se shefi i anti mafias italiane, Franko Roberti, të lëshonte alarmin se “droga që po vinte nga Shqipëria po shtohej”, ambasadori amerikan i mbante ison dyshes Rama- Tahiri.
Për t’i dhënë besueshmëri propagandës së tyre, ai deklaronte në konferencën e quajtur në mënyrë qesharake: “Antidroga një histori suksesi” se në “luftën kundër drogës është bërë një hap i stërmadh përpara”.
https://www.dailymotion.com/video/x678hbi
Dhe kjo atëherë i dha mundësinë Ramës të përdorte ndërkombëtarët dhe veçanarisht Donald Lu-në si alibi, për të thënë se në vend nuk kishte drogë (shiko poshtë).
https://www.dailymotion.com/video/x68g3d5
Në fakt, sot u mor vesh si ishte e vërteta. Me emrin e Donald Lu-së kryeministri arriti të na vinte njëherë në gjumë. Na bëri njëherë për budallej. Por pas asaj që pamë se ç'ndodhi me kanabisin, budallenjtë jemi ne nëse vazhdojmë e pranojmë ambasadorin amerikan si kriter të së vërtetës.
©Lapsi.al
Lexo më tej:
Video/ Shikoni se si i ka mashtruar Rama shqiptarët për drogën