Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

A duhet t'i besojë Partia Demokratike Arta Markut?

Lapsi.al 8 May 2018
A duhet t'i besojë Partia Demokratike Arta Markut?

Një tentativë për t'i përvetësuar të dhënat personale të qytetarëve nga qeveria ka sjellë deputetët e opozitës në dyert e Prokurorisë së Përgjithshme, për herë të parë që pas zgjedhjes së Arta Markut në detyrë.

Skandali përfshin dy ministret, Lindita Nikolla e Arsimit dhe Ogerta Manastirliu e Shëndetësisë. E para përdori mësuesit që nëpërmjet nxënësve të shkollave t’i marrin prindërve numrat e kartave të identitetit, emailet dhe numrat e celularit. E dyta përdori mjekët për t’i detyruar të sëmurët të dorëzojnë të dhënat personale në qendrat shëndetësore.

Pasi denoncoi skandalin në media dhe detyroi qeverinë të tërhiqet, Partia Demokratike kallëzoi penalisht dy ministret dhe kryeministrin Edi Rama duke kërkuar pezullimin e tyre.

Që nga zgjedhja e Prokurores së Përgjithshme në detyrë po bëhen 7 muaj, por protesta e opozitës ditën që u votua Arta Marku mbetet e freskët në kujtesë. Një situatë kaotike, ku nuk munguan përplasjet fizike, tymi i flakadanëve dhe goditjet mes deputetëve. Në fund, Arta Marku u votua me 69 votat e socialistëve.

Që nga ajo ditë, për Edi Ramën nisën të vijnë lajme të mira nga prokuroria.

Në fillim u lirua biznesmeni i 863 mijë eurove dhe dy patentave të ish ministrit. Pastaj Tahirit iu rikthye pasaporta dhe karta e identitetit, që ishin bllokuar me vendim gjykate. Në fund, për një “mungesë komunikimi” mes prokurorëve u ekstradua në Itali i arrestuari i vetëm i çështjes, Nezar Seiti.

Nënshtrimi i Arta Markut ndaj qeverisë doli hapur pas protestës në Kalimash. Gadishmëria për t'u rreshtuar në anën e policisë menjëherë pas përplasjes me qytetarët, mbyllja e syve përballë abuzimit të uniformave blu, pranimi i procesverbaleve të falsifikuara dhe kërkesat maksimale për t’i lënë në burg kuksianët ishin dëshmi e qartë se prokuroria ishte nën urdhrat e kryeministrit.

Fillimisht Lulzim Basha paralajmëroi arkivimin e një sërë dosjesh si ajo e Qazim Sejdinit, Vangjush Dakos, Ilir Beqës etj. Pastaj denoncoi shpërbërjen e dosjes Tahiri, presionet ndaj prokurorëve dhe paralizimin e hetimeve. Në fund, në rastin e arrestimit të protesuesve kuksianë, Basha e quajti prokurorinë e Arta Markut si “hetuesia politike e Edi Ramës”.

Për të gjitha këto, janë të paqarta arsyet që e çuan Partinë Demokratike në derën e Arta Markut këtë të mërkurë. Realisht, as vetë deputetët e opozitës nuk besojnë se kallëzimi i Edi Ramës mund të shndërrohet në një hetim serioz me pasoja për kryeministrin. Jo më kot, pritshmëritë për pezullimin e tij nga detyra tingëlluan sa qesharake, aq edhe një tallje për ata që i dëgjonin.

Më shumë sesa një kërcënim për Ramën, trokitja në dyert e Prokurorisë së Përgjithshme dukej një akt besimi, që opozita i dëshmoi Arta Markut, në kulmin e diskutimeve për arrestimin e Saimir Tahirit. Mbetet për t'u parë, nëse prokuroria do ta justifikojë besimin e opozitës apo kjo do të rezultojë në një gafë të Partisë Demokratike, që për momentin i ka harruar akuzat për kapjen e prokurorisë./Lapsi.al

Të këshilluara

Kërcimi i Italisë mbi vullkan

Dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare ende nuk ka asgjë të re nga Italia lidhur me krijimin e qeverisë. Grupimet populiste të Lëvizjes së Pesë Yjeve dhe konservat...

18:14

Lali Eri: Delfini i ngecur në bregun me beton

Në sallonet diplomatike në Tiranë, zakonisht krahas emrit të Kryebashkiakut Erion Veliaj shpesh shtohet cilësori “delfini i Ramës”—aludim i titullit fisnik me t...

16:24

Antishqiptarë jeni ju!

Nga Carloalberto Rossi Jemi të gjithë antishqiptarë? Në fund të një artikulli të Mero Bazes—në të cilin ai kritikonte ashpër Fatos Lubonjën se kishte shpr...

14:31

Pse nuk është modern "Opinioni" i Fevziut

Nga Sokol Shameti / Po e quajnë “modernizim” dhe “vlerë” në “Opinion” tek Blendi Fevziu zhveshjen e politikës nga thelbi dhe shndërrimin e saj në marrdhënie man...

16:17

Hashim Thaçi dhe dhia e Izraelit

Një mik më befasoi me një porosi. Më shkroi se një stacion televiziv, për të cilin ai kishte shkruar se e favorizon PDK-në, e kishte paditur në gjyq dhe kishte ...

08:31

Erdogani dhe zemërimi i shqiptarëve

Reagime të fuqishme zemërimi shkaktoi te popullsitë shqiptare të Ballkanit operacioni i rrëmbimit prej shërbimeve sekrete të Ankarasë të gjashtë arsimtarëve tur...

13:32

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI