Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

“Washington Post” Trump dhe Melania janë ndarë

Lapsi.al 7 May 2018
“Washington Post” Trump dhe Melania janë ndarë

Jetojnë nën një çati, por nuk flenë, nuk hanë dhe as kohën e lirë nuk e kalojnë bashkë. Kështu e përshkruan “Washington Post” jetën e çiftit presidencial në SHBA.

Sipas gazetës, e cila citon disa burime, presidenti amerikan dhe “Zonja e Parë” flenë në dhoma të ndryshme në Shtëpinë e Bardhë. Ai zgjohet në 5:30, sheh televizor dhe bën statuse në “Twitter”.

Ajo zgjohet më vonë dhe i përkushtohet të birit, Barron (Foto poshte).

Lexo më tej:

Pse Melania Trump nuk është e lumtur në Shtëpinë e Bardhë

VIDEO/ Shikoni se si Melania refuzon t'ia kapë dorën presidentit Trump

Reportazh/ Në qytetin ballkanik ku fshihen gjurmët e rinisë së Melania Trump

 

“Kalojnë shumë pak kohë bashkë”, thotë një mik i presidentit. Edhe kur janë me pushime në Mar-a-Lago, ai merret me golf dhe takon politikanë të tjerë, ndërsa ajo u rri larg kamerave.

Por edhe në Uashington, rastet kur takohen janë të rralla. Shumicën e rasteve, ata hanë të ndarë.

Por zëdhënësja e “Zonjës së Parë”, Stephanie Grisham, tregon një realitet tjetër. “Melania përqendrohet te roli i mamasë, bashkëshortes dhe Zonjës së Parë. Të tjerat janë thjesht thashetheme.

Familja e kalon shumicën e darkave bashkë”, thotë ajo. Por sipas pjesëtarëve të stafit të “Shtëpisë së Bardhë”, që duan të mbeten anonimë, Melania ka ngritur një “mur” rreth vetes në “Shtëpinë e Bardhë”. Për më tepër, marrëdhënia e saj me vajzën e madhe të Trumpit thuhet se nuk është aspak e mirë.

Kjo, për shkak të rolit që iu dha Ivankës në fillim të administratës Trump, rol që më pas filloi të zbehej.

Por edhe në lidhje me këtë, zëdhënësja e Melania-s thotë se nuk ka asgjë të vërtetë.

Në diferencat që ndajnë çiftin Washington Post përshkruan edhe stilet e tyre krejtësisht të ndryshme. Trump preferon takimet dhe grumbullimet emëdha ndërsa bashkëshortja e tij preferon ti drejtohet grupeve të ngushta. First Lady është e ndërgjegjshme edhe për rrezervat që ka publiku në një nga betejat e saj kundër bullizmit në rrjetet sociale. "Jam e ndërgjegjshme ka - thënë ajo në mars për paragjykimet që ka ndaj meje për këtë çështje, por këto vështirësi nuk do më detyrojnë që të vazhdoj betejën time.

Sipas të përditshme prestigjoze të Uashingtonit deferencat në çift, të para edhe ne qindra video ku Melania i shmanget prekjeve dhe demostrimit të afeksionit në publik ndaj bashkëshortit të saj, janë theksuar më shumë pas zbulimit të skandaleve me pornostaren Stormy Daniels dhe me lepurushen e Playboy Karen McDougal.

©lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI