Flash

Iluzioni optik që po çmend internetin/ Vetëm mendjet “e pista” shohin një femër lakuriq

Lapsi.al 7 May 2018
Iluzioni optik që po çmend internetin/ Vetëm mendjet “e

Përdoruesit e rrjetit social Imgur kanë ngelur me gojë hapur nga kjo foto që po qarkullon me shpejtësi në formën e sfide iluzioni optik.

Imazhi tregon peizazhin nga një dritare e hapur. Bimë, syzë, mace, një gotë, perde... janë disa nga gjërat që dallohen menjëherë, por ka diçka që ka tërhequr një pjesë të madhe të komentuesve. Ata shohin një grua lakuriq mes maces dhe tendës.

Përveç kësaj, një palë çorape të varura ngatërrohen me këmbët e femrës. Shumë thonë se është e pamundur të mos shohësh aty një femër nudo.

Një prej komentuesve shkruan: “Ok. Nuk jam fizikisht i aftë të shoh atë femër. Kjo po më vret nga brenda”.

Një tjetër i përgjigjet: “Sa më shumë e shoh, aq më shumë ngatërrohem në kokën time”.

Në një tjetër koment shkruhet: “Unë mund të shoh edhe përtej saj, por truri im, nuk e pranon që nuk bëhet fjalë për një femër lakuriq”.

Një tjetër përgjigjet: “Oh, e kuptova! Duket një pemë, tenda, macja, xhami dhe çorapet, por mes tyre është futur edhe një femër...” ©LAPSI.al

Të këshilluara

NASA zbulon 95 planetë të rinj

95 planetë të rinj në orbitën e disa yjeve jashtë sistemit tonë diellor janë zbuluar nga teleskopi i Keplerit të NASA-s. Studiuesit konfirmuan praninë e 95 b...

20:57

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI