Flash

Humori në Portokalli/ Tri mesazhet e gabuara të Donald Lu

Lapsi.al 7 May 2018
Humori në Portokalli/ Tri mesazhet e gabuara të Donald Lu

Shfaqja e Donald Lu-së në Portokalli, ndonëse e veshur shpesh me humorin e lirë që ky program hedh në treg, pati disa mesazhe të gabuara që mund të përputhen dhe mund të jenë fare pranë disa klisheve që janë ngulitur në mendjen e shqiptarëve, por që nuk përputhen aspak me një demokraci normale.

Mesazhi parë: Donald Lu (i vërteti) tha përpara aktorëve që luanin rolet e politikanëve kryesorë në vend, se ai nuk do të largohej edhe për disa muaj, sa të vendosej drejtësia në vend. Pra me këtë shpallje, ambasadori amerikan konfirmoi një nga akuzat më të forta të kritikëve të tij, të cilët dyshojnë se çështja e reformës në drejtësi është një aferë personale. Nënkuptimi i saj është: “Nëse Lu largohet, drejtësia mund të dështojë të bëjë punën e saj”.

Ndërkohë që qëndrimi zyrtar i Uashingtonit dhe i BE-së është tjetër, ai konsiton në idenë se Reforma në Drejtësi është një politikë institucionale e perëndimit dhe e aleatëve tanë, që nuk varet nga dëshirat apo vullneti personal i një diplomati. Ajo supozon që edhe nëse Donald Lu largohet dhe në Tiranë emërohet një ambassador tjetër, kursi i reformës në drejtësi do të jetë i pakthyeshëm. Në fakt me deklaratat në Portokalli, Donald Lu tregoi të kundërtën: sikur suksesi i asaj që ka nisur, varet domosdoshmërisht me emrin e tij.

Mesazhi i dytë: Ai ishte edhe më i frikshëm me thirrjet ekzaltuese në shqip: “Burg! Burg!”. Në asnjë vend tjetër, përpos një republike bananesh, nuk ka ambasador të huaj që t’i thur lavde qelisë. Kjo supozon sikur ndëshkueshmëria (aq shumë e kërkuar në këtë vend ku ka triumfuar pandëshkueshmëria)  është një qëllim në vetvete dhe jo një mjet për të vënë drejtësi. Ambasadori do të kish qenë më mirë të kish thërritur: “Drejtësi, drejtësi” dhe jo të jepte mesazhin se zemërimi i njerëzve qetësohet duke u hedhur turmave koka turku.

Mesazhi i tretë: Në një skenë të improvizuar si një treg pakice, ku shisnin mallrat e tyre skarco PD, LSI dhe PS, Donald Lu nuk arriti dot të mos tregonte në mënyrë të pavullnetshme preferencat e tij politike. Në një moment të shfaqjes ai i bëri thirrje kryeministrit Rama, i cili kalamendej të anonte nga politika e vjetër e Berishës, Bashës dhe Kryemadhit apo të shkonte nga amerikanët, që ai të renditej përkrah tij. Pra simbolika e kësaj mizanskene qe e qartë. Tre të parët janë nga ana e keqe e historisë, ata janë të damkosur si të “këqinj”, ndërsa Rama, kryeministri i vendit që u mboll me kanabis, shefi i parlamentit të mbushur me të fortë, pengu i oligarkëve dhe dhënësi i koncensioneve, miku i Erdoganit dhe mbrojtësi i Tahirit, kishte mundësi të luante ende anën e të “mirit”, atij që nuk e kishte humbur të drejtën të hipë në barkën e amerikanëve.

Kjo lëvizje e fundit, ndoshta e pavullnetshme, tregoi qartë se kë anë ka zgjedhur Donald Lu në politikën vendase: ai po përpiqet të shpëtojë kryeministrin mos dominohet nga e keqja.

Po t’i vësh këto tre mesazhe edhe në kontekstin e skeçit të përgjithshëm, ku Lu trajtohej si Lorenci i Arabisë që do t’i shpëtonte shqiptarët nga hallet që i kanë zënë  (shikoje poshtë të plotë), sidomos të pjesës ku rolin e ambasadorit e luante një aktor, mund të thuhet pa frikë se Portokallia dhe dje një mesazh të gabuar. Emisioni më i ndjekur i Top Channel tregoi edhe njëherë se mund të dijë të imitojë mimikën dhe zërat, por qëndron shumë larg kapjes së thelbit. Këtë herë, këtë gjë e bëri edhe me ndihmën e amerikanit Donald Lu.   

©Lapsi.al

https://youtu.be/UDrjLtff5XQ

Rama: Ti c’ne që erdhe prapë se ty sikur të mbaroi licenca, pse e

zgjate qëndrimin

Donald Lu: do iki edhe për pak muaj, por nuk iki pa vënë drejtësi në

tregun e madh të shoqërisë shqiptare

Berisha-Bashës e Kryemadhit: Bashkimi bën fuqinë, bashkoi të

mos e lëmë atë të na përcajë, të na prishë tregun

Lu, i drejtohet Ramës: Do shkosh andej apo do vish këtej

Berisha e Kryemadhi, Ramës: Hajde këtej

Rama: Hajde kursi i këmbimit, një i fortë i japim një mandat deputeti

pa mundësi imuniteti se kështu e la lezeti

Kryemadhi: lavazh truri në Jalë, me gjithë larje tapicerie

Basha: hajde gjyqtarë e prokurorë me timon anglez në krah të

kundërt

Berisha: Hajde llallë nga Adriatiku e freskët, Adriatik dhe llallë e

freskët

Lu: Hajde burg, hajde burg

Basha: Mos na e prish klientelën se ta djeg tezgën në mënyrë

paqësore

Berisha: Mos u nxito, mos u gabo, dëgjo mos na prish tregun se do

të armatos cdo shqiptar që të bëjmë një luftë paqësore

Kryemadhi: Mos guxo të prekësh pasurinë se do të fillojë dhuna, kaq

po të them me qetësi dhe dashuri

Lu- Ramës; Po ti si e ke mendjen

Rama: Po nuk di si të bëj o xhaxhi

Lu: Këshilla që kam për ty është njësoj si për Lulin, Doktorin dhe

Monikën, gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit

Rama: Po pse ca duan njerëzit

Publiku në kor: Peshkun e madh

Lu: Na doli mjekra duke pritur o burrë

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI