Flash

Liban, për herë të parë mbahen zgjedhjet parlamentare që prej vitit 2009

Lapsi.al 6 May 2018
Liban, për herë të parë mbahen zgjedhjet parlamentare

Pas pothuajse një dekade, në Liban mbahen zgjedhjet parlamentare që për herë të fundit ishin zhvilluar në vitin 2009. Pavarësisht se mandati ishte 4-vjeçar, Parlamenti zgjati dy herë afatin e qeverisë për shkak të paqëndrueshmërisë në Sirinë fqinje si dhe për të reformuar ligjet e vendit duke ndryshuar sistemin e votimit. Për herë të parë, është lejuar votimi i emigrantëve dhe është zvogëluar numri i qarqeve.

Hezbollahu, që konsiderohet organizatë terroriste nga SHBA, kërkon që të rrisë përfaqësimin e saj në Parlament. Sipas BBC, rezultatet zyrtare të votimit pritet që të dalin të hënën ose të martën, por analistët në vend presin që projeksionet e para të dalin mbrëmjen e së dielës.

Bashkimi Evropian thotë se ka vendosur vëzhgues të zgjedhjeve në të gjitha qarqet në Liban. Në Nëntor, Kryeministri aktual Saad al-Hariri shkaktoi krizë politike në vend, kur u largua drejt Arabisë Saudite dhe njoftoi dorëheqjen e tij në një fjalim televiziv, ku thoshte se dyshonte që përpiqeshin të vrisnin, shkruan tv klan. Dy javë më vonë revokoi dorëheqjen e tij, pasi bisedoi me Presidentin Michel Aoun dhe në Dhjetor tërhoqi krejtësisht vendimin e tij.

Libani ka pasur një sistem politik të ndarjes së pushtetit mes grupeve të ndryshme fetare. Vendet në Parlament janë të ndara midis të Krishterëve dhe Myslimanëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI