Flash

Gola, spektakël dhe tension, “El Clasico” mbyllet pa fitues

Lapsi.al 6 May 2018
Gola, spektakël dhe tension, “El Clasico” mbyllet pa fitues

Barça-Real Madrdi mbyllet në barazim 2-2. Suarez dhe Messi shënuan për katalanasit, ndërsa Ronaldo dhe Bale realizuan për Realin.

Një rezultat që nuk i shërbeu Realit, pasi nuk shkurton shumë diferencën me Atletiko Madrid të vendit të dytë, pasi mbetet 4 pikë larg.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me shifrat 1-1. Një pjesë e parë që u mbyll mes tensionit dhe grushtit që Sergi Roberto i dha Marcelos në minutën e 45-të. Mbrojtësi i Barcelonës doli me karton të kuq.

Tension ka pasur edhe mes Jordi Albas dhe Modric, Suarez e Sergio Ramos, por edhe Messi po ashtu iu “vërsul” kapitenit të Realit.

Suarez ndezi sfidën në “Camp Nou”, teksa shënoi golin e parë të takimit pas një krosimi të bukur që erdhi nga krahu i djathtë i sulmit të katalansve. Megjithatë, festa e Barcelonës zgjati vetëm 5 minuta, pasi Ronaldo ka shtyrë në rrjetën topin e dërguar nga Benzema në limite të zonës së Ter Stegen.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë, nga një për çdo skuadër, ku në fillim shënoi Messi dhe më pas barazoi Bale në 2-2.

https://www.youtube.com/watch?v=_3uK65222qs

Të këshilluara

Juventus kampione e Italisë: Ja përse...

Tani nuk ka mrekulli që e ndryshon historinë. Torino (kur është e shkruar, eh…) ndali Napolin (2-2_ duke i dhuruar Juventusit kampionatin: i shtati rresht që fi...

18:32

E bujshme/ Juventus kontakton Ancelotti-in

U përmend si një pistë e mundshme që në 5 prill, por sot kanë mbërritur konfirmime të tjera. Ka pasur një kontakt mes Carlo Ancelotti dhe Juventus. Shoqëria bar...

21:20

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI