Flash

Rrëfimi shokues i aktores së famshme: 18 vjeç u përdhunova një futbollist i Lazio

Lapsi.al 4 May 2018
Rrëfimi shokues i aktores së famshme: 18 vjeç u përdhunova

“Më vinte turp për vdekje dhe kisha frikë, por isha e pafuqishme. Nuk mund të lëvizja, të mbulohesha, të ulërija... Kjo ëndërr më ka përndjekur çdo natë për dekada”. Kështu nis një rrëfim i aktores së famshme Gina Lollobrigida për gazetën “Libero Quotidiano” ku tregon se si në moshën 18-vjeçare u përdhunua nga një futbollist i Lazio.

“Këtë turp e mbajta me vete për vite e vite” – thotë aktorja që sot numëron 90 vjeç.

Image result for gina lollobrigida

Ishte viti 1945 dhe Gina Lollobrigida ishte një studente për aktore në Akademinë e Arteve të Bukura. Rrëfimi i saj është i mbushur plot me dhimbje dhe detaje për atë episod që ka shënjuar jetën e saj pavarësisht se më pas u bë një ikonë e kinematografisë italiane për bukurinë dhe talentin e saj.

Image result for gina lollobrigida

Në rrëfimin e saj ajo tregon lidhjen me futbollistin pa e përmendur emrin e tij. Përdhunimi ka ndodhur pas ndarjes së tyre kur ai ishte i fejuar me dikë tjetër dhe kjo e dashuruar me një tjetër person. Ai e ftoi në një festë që nuk ekzistonte dhe ku nuk kishte të ftuar të tjerë.

Image result for gina lollobrigida

“Këtë turp e mbajta me vete si një çantë të rëndë. U ndjeva e shkatërruar dhe për këtë u martova menjëherë me atë që u bë burri im për të kaluar këtë traumë, jo për dashuri. Qëndrova e turbulluar për shumë ditë. Pak e nga pak arrita të kuptoja tamam çfarë më kishte ndodhur, megjithëse përdhunimi ishte një mendim që doja ta largoja. Doja të ecja përpara për të harruar. E takova pas një viti atë person. Aty kuptova dhe ligësinë e tij” – rrëfen aktorja.

Image result for gina lollobrigidaAjo thotë se abuzimet seksuale në botën e kinemasë janë të pranishme. Ajo thotë se në karrierën e saj ka marrë oferta “të pista”, por që i ka refuzuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Roma barazon sërish ndaj Liverpool

Një ndeshje fantastike në “Olimpico” ku përballen Roma dhe Liverpool për një vend në finalen e Champions League. Liverpool ka shënuar golin e parë në minutën e ...

22:10

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI