Flash

Pse Bill Cosby dhe Roman Polanksi u përjashtuan nga "Oscar"

Lapsi.al 4 May 2018
Pse Bill Cosby dhe Roman Polanksi u përjashtuan nga "Oscar"

Bill Cosby dhe Roman Polanski janë përjashtuar nga Akademia Amerikane e Arteve Filmike dhe Shkencës. Organizata prestigjioze, e cila organizon edhe ndarjen e çmimeve “Oscar”, njoftoi vendimin e marrë këtë të enjte.

Ylli i televizionit, Cosby u dënua për agresion seksual muajin e kaluar. Ndërsa regjisori Polanski pranoi të ketë përdhunuar një 13-vjeçare në vitin 1977.

Edhe producenti Harvey Weinstein u përjashtua vitin e kaluar, pas akuzave të panumërta për agresione seksuale ndaj aktoreve të ndryshme.

Akademia bëri të ditur se anëtarët e bordit morën vendim pas një votimi të zhvilluar këtë të enjte.

Në një deklaratë thuhet se bordi “votoi për përjashtimin e aktorit Bill Cosby dhe regjisorit Roman Polanski nga anëtarësia, në përputhje me standardet e sjelljes së organizatës”.

“Bordi vijon të inkurajojë standardet etike që u kërkohen anëtarëve, në mbështetje të vlerave të Akademisë për respektimin e dinjitetit njerëzor”, shtohej më tej në deklaratë.

Në historinë 91-vjeçare të kësaj organizate shënohen katër të përjashtuar. I pari ishte aktori Carmine Caridi, të cilit iu revokua anëtarësia në vitin 2004 pasi pretendohet t’i ketë dhënë pamjet paraprake filmike konfidenciale një miku të tij, që përfunduan më pas “online”.

Në prill, 80-vjeçari Cosby u shpall fajtor për tre akuza për agresion seksual, secila me një dënim maksimal prej 10 vitesh. Ai doli para gjyqit edhe për përdorim narkotikësh dhe sulm ndaj ish-basketbollistit Andrea Constand, në vitin 2004. Kjo ishte hera e dytë, që aktori dilte në gjyq për të njëjtat akuza, pasi një juri e mëparshme dështoi të dilte me një vendim në vitin 2017.

Polanski pranoi ngacmimet e paligjshme seksuale me një të mitur në vitin 1977, për të cilat vuajti 42 ditë burgim, por më pas u largua nga Shtetet e Bashkuara, me frikën se marrëveshja e fajësisë do t’i anulohej.

Të këshilluara

Personazhet që vuajnë nga depresioni

Ekziston një paragjykim sikur nga depresioni preken vetëm njerëzit e thjeshtë dhe jo ata të suksesshmit. Megjithatë, faktet tregojnë se mund të jesh i pasur, i ...

15:56

Aksidentohet aktori turk Kadir Dogulo

Që prej fillimit të lidhjes së tyre, çifti i famshëm turk Kadir Dogulu dhe Neslihan Atagul kanë qenë në qendër të vëmendjes së medias. Ata u njohën në xhirimet ...

14:22

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI