Flash

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Pranga njeriut që porositi kontenierin me 613 kilogram kokainë nga Kolumbia

Lapsi.al 4 May 2018
Pranga njeriut që porositi kontenierin me 613 kilogram kokainë nga

Arbër Çekaj, njeriu që porositi kontenierin ku ishin fshehur 613 kilogramë kokainë nga Kolumbia u arrestua në një provincë të Dyseldorfit në Gjermani, ku i fshihej policisë. Çekaj është 38-vjeç me origjinë nga Tropoja dhe banues në Durrës, i akuzuar si një prej organizatorëve të trafikut të kokainës nga Kolumbia deri në Shqipëri.

Emri i Arbër Çekaj doli pas zbulimit të 613 kilogramëve kokainë, pasi ai rezultoi të ishte pronari i kompanisë "Arbri Garden", që priti dhe magazinoi sasinë e drogës në rrugën dytësore ‘Maminas-Durrës. Deri tani policia kishte arrestuar dy personat që pritën këtë ngarkesë, Donaldo Lushaj nga Tropoja dhe Armando Pezaku.

Asnjë prej të dyve nuk ka pranuar se kishte dijeni për kokainën që sillte "Arbri Garden" nga vendet e Amerikës Latine, ndërsa Arbër Çekaj duke qenë njeriu që ka kryer porosinë, pritet të përgjigjet në prokurori për bashkëpuntorë të tjerë të mundshëm të trafikut të drogës.

Kapja e 613 kilogramëve kokainë në Durrës, me vlerë rreth 180 milion euro është sasia më e madhe e kokainës që u kap ndonjëherë në vendin tonë. Menjëherë pas daljes së lajmit, politika u përfshi në një debat të fortë, nëse droga u kap pas sinjalizimit nga agjensitë e huaja, apo operacioni ishte meritë vetëm e policisë dhe doganës shqiptare. Opozita akuzoi direkt kryeministrin Rama si garantin e trafikut të drogës, duke përmendur edhe vëllain e tij, Olsi Ramën. Megjithatë, deri tani në dosjen e prokurorisë nuk ka asnjë sinjal që çështja do të shkojë përtej tre të arrestuarve.

Vetë Çekaj, pasi u shpall në kërkim, tha se do të kthehej në Shqipëri për të dalë para drejtësisë. Madje ai tregoi se gjendej në Dyseldorf të Gjermanisë gjatë një lidhjeje telefonike me News24, ku nuk pranoi asnjë përgjegjësi për drogën që u gjet në kontenier.

"Kam dëgjuar politikanët shqiptarë që thonë; ky është i PD, i këtij, i atij. Jam tropojan por as armën s’di ta përdor, s’kam lidhje politike. Do zbardh te vërteten. Skam pasur kurrë probleme me autoritete gjermane, e as me ato shqiptare. Unë lëviz nga Kosova sepse bileta është më e lirë. Unë kam udhëtuar në Dyseldorf. Do kthehem nga Kosova për në Shqipëri" tha Çekaj.

38 vjeçari tha se policia duhet të kishte pritur se ku do të shkonte kontenieri për të zbuluar destinacionin e vërtetë të kokainës.

"Do arrestohem patjetër. Po bëhet shoë politik. Policia fare mirë mund ta bënte një gjë, që ta linte të shkarkoheshin paletat dhe të shihte se ku do shkonte droga. Do e shihte nëse ishte për Shqipërinë apo jo. Aty do t’i gjente trafikantët. Por ajo e dinte se s’do i gjente aty trafikantët, dhe për fat të keq kjo është Shqipëria jonë" u shpreh Çekaj.

Të dhënat e policisë për Operacionin “Last Snow”

Kokaina e sekuestruar – 613 kilogram dhe 350 gram

Vlera e kokainës – 180 milion euro

Itinerari i Kontenierit me kokainë: Kolumbi-Itali-Maltë-Shqipëri

Mbërritja e kontenierit në Durrës -19 shkurt 2018

Operacioni i policisë në Maminas- 27 shkurt 2018

Kompania porositëse “Arbri Garden” shpk, i shpallur në kërkim: Arbër Çekaj

Të arrestuar:

– Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë

– Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI