Flash

Kina i qëndron terorive politike: “Marksi kishte plotësisht të drejtë"

Lapsi.al 4 May 2018
Kina i qëndron terorive politike: “Marksi kishte plotësisht

Partia Komuniste e Kinës ka marrë vendimin se teoritë politike të Karl Marksit janë 'tërësisht të drejta', dhe se ato duhet të promovohen dhe të modernizohen.

Kështu është shprehur presidenti kinez Xi Jinping, në prag të 200-vjetorit të lindjes së filozofit gjerman të shtunën.

Që prej ardhjes së tij në pushtet në vitin 2012, Xi, i konsideruar si udhëheqësi më i fuqishëm i Kinës që prej Mao Ce Dunit, i ka kërkuar Partisë Komuniste të mos harrojë rrënjët e saj socialiste ndërkohë që punon për të arritur “ringjalljen e madhe të kombit kinez”. 

Xi gjithashtu ka udhëzuar të gjithë anëtarët e partisë që ta kthejnë në “mënyrë jetese” dhe “bindje shpirtërore” leximin e shkrimeve marksiste.

Fjalimi i presidentit në Sallën e Madhe të Popullit vjen në përmbyllje të një fushate 1-javore propagande nga mediat shtetërore, me sloganin “Marksi kishte të drejtë”, që kishin si qëllim të tregonin se teoritë e filozofit gjerman mbeten të rëndësishme për Kinën moderne dhe brezin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI