Flash

E bujshme/ Juventus kontakton Ancelotti-in

Lapsi.al 4 May 2018
E bujshme/ Juventus kontakton Ancelotti-in

U përmend si një pistë e mundshme që në 5 prill, por sot kanë mbërritur konfirmime të tjera. Ka pasur një kontakt mes Carlo Ancelotti dhe Juventus. Shoqëria bardhezi po vlerëson opsionet si parapërgatitje për një largim të mundshëm të Massimiliano Allegri dhe në këtë pikë ish-trajneri i Bayern mund të tentohet nga ideja e rikthimit në Torino.

Ditët e fundit Ancelotti u largua nga lista e kandidatëve për kombëtaren e Italisë dhe menjëherë emri i tij u përfol për një kalim në emra të mëdhenj në Europë si Arsenal dhe Napoli. Për Ancelotti-n ky do të ishte një rikthim pas një eksperience si trajner i Juves në 2-vjeçarin 1999-2001. Në atë kohë Carletto e renditi skuadrën dy herë në vendin e dytë të Serie A duke mbledhur 144 pikë në 2 sezone. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Roma barazon sërish ndaj Liverpool

Një ndeshje fantastike në “Olimpico” ku përballen Roma dhe Liverpool për një vend në finalen e Champions League. Liverpool ka shënuar golin e parë në minutën e ...

22:10

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI