Flash

Aksidentohet aktori turk Kadir Dogulo

Lapsi.al 4 May 2018
Aksidentohet aktori turk Kadir Dogulo

Që prej fillimit të lidhjes së tyre, çifti i famshëm turk Kadir Dogulu dhe Neslihan Atagul kanë qenë në qendër të vëmendjes së medias. Ata u njohën në xhirimet e telenovelës “Mes dy dashurish”, ku interpretonin role protagoniste dhe e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë para dy vitesh.

Së fundmi, çifti i njohur është fotografuar nga paparacët duke dalë nga një spital dhe Kadir mbante një maskë para fytyrës. Aktori të cilin aktualisht e shohim në telenovelën “Sulltanesha Kosem”, në rolin e Mehmet, ka shkuar në spital i shoqëruar nga bashkëshortja, pasi kishte ndjerë shqetësime. Por ende nuk është bërë i ditur shkaku i shqetësimit të tij.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI