Georgina Rodriguez ka dëshmuar se nuk është e dashura e radhës për Cristiano Ronaldo, pasi fillimisht modelja u bë e fejuara e tij dhe më pas nëna e vajzës së tij.
Së fundmi për t’i dëshmuar dashurinë, ylli portugez i ka bërë një dhuratë mjaft të veçantë Georginas. Ai i ka blerë asaj një unazë “Cartier” me vlerë 700 mijë euro.
Edhe pse data e martesës është akoma sekrete, duket se është më afër nga sa mendohet. Unaza, të cilën Georgina e ka zbuluar në “Instagram”, është një shenjë e qartë për hapin e radhës që do të hedhë ylli portugez i Real Madrid.
