Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Lu i kërkoi Llallës arrestimin e Metës? Presidenti rrëfen çfarë ndodhi në takimin me ambasadorin amerikan

Lapsi.al 3 May 2018
Lu i kërkoi Llallës arrestimin e Metës? Presidenti rrëfen

I pyetur për letrën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla drejtuar Senatit Amerikan se ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës, vetë Presidenti i Republikës tregohet i rezervuar të bëjë komente. Në një intervistë në “Faxnews”, Meta thotë se nuk flet për takime ku nuk ka qenë prezent.

“Unë nuk dëshiroj të merrem me letra dhe as me diskutime për të cilat nuk kam qenë asnjëherë prezent. Ambasadori ka dhënë një përgjigje publike dhe zyrtare për këtë çështje, ashtu sikurse ambasadori edhe publikisht pas kalimit të reformës në drejtësi me konsensus në Parlament ka vlerësuar rolin tim për arritjen e kë tij konsensusi, i cili theksoj është përcaktues për rekomandimin pozitiv edhe për hapjen e negociatave me BE-në, sepse ka qenë një kusht prej kohësh dhe çdo vonesë, në drejtim të çeljes së negociatave ka pasur të bëjë me rezultatet e zbatimit të reformës”.

Pyetjes nëse i ka kërkuar shpjegime Ambasadorit Lu në takimin e fundit, Meta i përgjigjet: “Nuk ka pasur asnjë arsye për të kërkuar shpjegime. Qëndrimi i tij ka qenë i qartë. Kemi diskutuar për çështje të tjera të bashkëpunimit tonë”.

Por përse Meta mban dëshmitarë në takimet me ambasadorin Lu. Këtë e ka pranuar vetë më herët, ndërsa pas takimit që patën në zyrën e kreut të shtetit pas publikimit të letrës së Llallës, Meta jep një tjetër përgjigje.

“Këto janë gjëra fare normale, marrëdhëniet tona janë institucionale dhe të qëndrueshme, të cilat do të vazhdojnë edhe kur unë të mos jem më President i Shqipërisë, edhe kur z. Lu të mos jetë Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, duke ju referuar këtu edhe pozitave të mëparshme. Kjo është një gjë tepër normale kur bëhet fjala për një partneritet strategjik midis dy vendeve dhe komunikimeve sidomos në rrugë institucionale” – thotë Meta.

A ka frikë Ilir Meta nga arrestimi?

“Unë këto historitë me arrestime i kam dëgjuar që në gusht të vitit 1993, kur ndodhi një rebelim në qytetin e Poliçanit, deputet i të cilit isha edhe nuk habitem për faktin që arrestimi është pjesë e retorikës sonë edhe politike, edhe institucionale dhe është tregues i një politike me paranoja” – thotë Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ermal Meta: “Pse do heq dorë nga muzika”

Talenti shqiptar, Ermal Meta, i cili do të përfaqësoj Italinë në festivalin Europian të këngës këto kohë ka treguar diçka më tepër për jetën e tij, pasionet dhe...

12:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI