Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

“Komisioni Tahiri”, prova se Rama ndihet i shantazhuar

Lapsi.al 2 May 2018
“Komisioni Tahiri”, prova se Rama ndihet i shantazhuar

Rreth dhjetë ditë më parë teksa jepte një intervistë gjysmë të shpenguar dhe gjysmë me kunja në “Zonë e Lirë” e Arian Çanit, Saimir Tahiri goditi me një frazë që nuk mori në media vëmendjen që meritonte. Ai përsëriti një shprehje të famshme të ish shefit të tij që vazhdon të jetë ende kryeministër: “Faji nuk është i njeriut, por i sistemit”.

Në kontekstin aktual kjo frazë mund të shpjegohet në kuptimin e saj të parë, atë më të arsyeshëm dhe logjik: Tahiri nuk mund të qe fajtori i vetëm i kanabizimit të mbarë vendit, i korruptimit të pothuajse të gjithë drejtorëve të policisë, i përdorimit të 128 vetëve që bënin pjesë në listën sekrete të hartuar nga ShISh-I, i avionëve të drogës që uleshin si pa të keq në brigjet shqiptare. Ajo donte të thoshte se Rama nuk mund të mos dinte gjë për këtë batërdi të ngritur në sistem, të cilën ai e kishte mohuar dhjetra herë, gjurmët e së cilës ishte investuar personalisht për t’i zhdukur (qoftë në rastin e avionëve mushkonja qoftë në rastin e Dritan Zaganit) madje duke quajtur kazan këdo që guxonte t’a ngrinte zërin.

Por, nga ana tjetër, theksimi i faktit se pas gjithë kësaj batërdie, nuk mund të qe një njeri i vetëm, qoftë ky edhe ministër i rendit, por një oktapod i tërë, mund të interpretohej lehtë edhe si një shantazh. Mund të merrej si një mesazh i koduar i Tahirit, se nëse kësaj çështjeje do t’i shkohej deri në fund, ai nuk kishte ndërmend të bëhej koka e vetme e turkut të këtij krimi kolektiv.

Në fakt, sa herë Tahiri është shfaqur në media, qoftë duke thënë: “s’keni parë gjë akoma”, qoftë duke lënë të kuptohet se ka plot gjëra që i mban të fshehta, deklaratat e tij janë shoqëruar nga një dyzim i përhershëm: A po i bën ai presion Edi Ramës? Ai ka ai në dorë fakte që e shantazhojnë kryeministrin? Ai di ai më shumë sesa ne për strategjinë e rilindjes për kultivimin dhe eksportimin e drogës?

Sado bindëse të duken këto hipoteza në fund të fundit ato kanë mbetur vetëm supozime. Askush nuk ka në dorë një provë të qartë se ish krahu i tij i djathtë po e tërheq zvarrë Edi Ramën.

Askush nuk shkon më larg sesa interpretimi i mesazheve me dy kuptime dhe gjuhës ambige që ka përdorur Saimir Tahiri.

Vetëm tani, kur ne po shohim live mënyrën se si ushtarët e Edi Ramës po sillen në komisionin parlamentar për Tahirin, ne mund të marrim një përgjigje të qartë për dilëmën, nëse kryeministri ndihet apo jo i shantazhuar.

Lexo më tej:

Komisioni Hetimor/ Strategjia që po përdor PS për mbrojtjen e Saimir Tahirit

Kulisat/ Pse komisioni Tahiri është i lidhur me hapjen e negociatave me BE

Kryeministria refuzon të dorëzojë dokumentat sekrete për komisionin hetimor Tahiri

Qeveria duke vonuar dokumentat që ndihmojnë në zbardhjen e kësaj çështjeje dhe deputetët duke kërkuar që ajo të hetohet që nga fillimi i viteve ’90, nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po shprehin një vullnet të qartë për t’a zvarritur atë.

Në fakt ata nuk po shkojnë më larg sesa qëndrimi i dyfishtë që ka mabjtur vetë Rama duke e quajtur Tahirin edhe “krahun e tij të djathtë” edhe “ministrin e policisë që duam”, por një ohësisht ka hedhur dhe dyshimin se ai mund të jetë “një vemje e padenjë për racën njerzore”.

Ashtu si atëhere edhe tani në komision, Edi Rama, po mundohet të mos ketë qëndrim, nëse Saimir Tahiri është “i miri” apo “i keqi” i filmit që të gjithë kemi parë. Ai e ka të pamundur t’a bëjë këtë.

Në një anë si kryeministër, nuk do të zhgënjejë as ndërkombëtarët dhe as zgjedhësit e tij, duke i dalë në mbrojtje ish ministrit. Nga ana tjetër, si ish bashkëpunëtor i tij, nuk do të zhgënjejë as Tahirin, jo se e do, por me sa duket se i trembet.  Prandaj ai ka zgjedhur taktikën tërhiq e mos e këput që është deri më tani, prova më e fortë se ai ndihet i shantazhuar.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

Basha përpiqet, por nuk bën dot lajm

Lulzim Basha ka një dramë: sa më shumë që i duket sikur forcohet në karriken e kryetarit të PD-së, aq më pak interesant bëhet në sytë e publikut. Ai me Kuvendin...

15:32

Basha nuk është opozita, por mallkimi i saj

Sado keq të jetë Edi Rama, sado që protestat si ajo e kuksianëve të nxjerrin në pah arrogancën e tij, sado që aksione si ato të biznesit të vogël, të vënë në du...

14:29

Tri mësime nga rishfaqja e Tahirit

Rikthimi i ish ministrit të Brendshëm në sallën e parlamentit, shërbeu si një mizanskenë e mirë për të ndriçuar shumë nga ngjarjet dhe personazhet e dramës që p...

14:10

Nuk pushtohet Surreli me trëndafila

Gurë dhe hunj mbi traun e koncesionarit në rrugën e kombit. Qepena të mbyllur në tregjet e pakicës. Miell në parlament mbi kokat e qeveritarëve. Tentativa për t...

08:52

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Me sytë katër

PAPARAZZI