Flash

Gjykata në SHBA: Irani përgjegjës për sulmet e 11 Shtatorit

Lapsi.al 2 May 2018
Gjykata në SHBA: Irani përgjegjës për sulmet e 11 Shtatorit

Gjykata e Nju Jorkut vendosi që Irani dhe një degë e ushtrisë iraniane e quajtur “Rojtarët e Revolucionit Isalmik” janë përgjegjës për sulmin terrorist të 11 Shtatorit 2001, ku u vranë 2977 amerikanë.

Gjykata u shpreh se nuk ka prova se Irani kishte lidhje të drejtpërdrejtë me terroristët që kryen atentatin në kullat binjake, por është përgjegjës për sulmin pasi atentatorët janë stërvitur në vendin mysliman.

Sipas gjykatësit njujorkez, Banka Qendrore e Iranit duhet të dëmshpërblejë me mbi 6 miliardë dollarë familjarët e viktimave.

Teherani ende nuk e ka komentuar masën e drejtësisë amerikane.

Vendimi vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Iranit janë në pikën më të ulët, për shkak marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, për të cilën presidenti Trump thotë se është e tmerrshme dhe më e keqja e firmosur në histori.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI