Flash

Era Istrefi: "Ky ishte fillimi i suksesit tim"

Lapsi.al 2 May 2018
Era Istrefi: "Ky ishte fillimi i suksesit tim"

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi me hitin e saj “Bonbon” arriti të marrë më shumë se 500 milionë klikime dhe ka siguruar koncerte në shumë vende të botës, së fundmi në Dubai.

Pas një koncerti që zhvilloi atje, ajo ka dhënë intervistë për “Khaleejtimes” ku ka folur për suksesin, inspirimin dhe albumin e saj. Ajo ka treguar se këtë verë do të lançojë dy këngë të reja.

“Më ka shokuar, sepse nuk kisha qëllim që “Bonbon” të bëhej ndërkombëtarisht e njohur, isha e njohur vetëm te shqiptarët dhe isha duke lëshuar një këngë tjetër, reagimi ishte aq i shpejtë dhe i madh sa që nuk mund ta besoja se çfarë po ndodhte, por ishte kënaqësi, që mund të them se ishte momenti më i mirë në jetë”.

Në intervistë, Era ka treguar se Rihanna mbetet inspirimi i saj, ndërsa ka treguar se është duke punuar në albumin e parë. Nuk ka dhënë datë të lançimit të albumit.

Era zbuloi se aktori i preferuar i saj është Al Pacino, ushqimi i preferuar orizi, Rihanna ishte këngëtarja më e dashur, ndërsa për sport s’preferon asnjë skuadër sepse nuk shikon fare. Dubai ishte vendi i saj i preferuar për pushime, ndërsa libri i fundit që ka lexuar është “The Woman’s Handbook”.

Të këshilluara

Ariana Grande sjell albumin e ri (VIDEO)

Ariana Grande ka thënë se dëshiron të sjellë dritë në jetët tona përmes albumit të saj të ri, në intervistën e saj të parë që nga sulmi në Manchester. Ajo nu...

12:57

Valbona Selimllari vjen me program të ri

Valbona Selimllari e ftuar  në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku u vendos përballë pyetjeve të drejtpërdrejta të fëmijëve. Ish-Miss Shqipëria u tregoi fëmi...

11:45

Çfarë ndodhi me instagramin e Blake Lively

Ndonëse një ndër aktoret më të ndjekura në rrjetet sociale, Blake Lively ka ndryshuar tërësisht profilin e saj në Instagram. Aktorja ka fshirë çdo foto të s...

19:50

Stresi:Kam patur lidhje me Fifin

Pas daljes nga burgu, Stresi është shfaqur në emisionin e ndërrimit të netëve, “NIN” me Alaudin Hamitin në Klan Kosova. Ai ka treguar për moderatorin kosovar...

18:06

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI