Flash

“Dhuro gjak, shpëto jetë”, Spitali Amerikan fushatë për sensibilizimin e të rinjve

Lapsi.al 2 May 2018
“Dhuro gjak, shpëto jetë”, Spitali Amerikan fushatë

Të solidarizohesh për të dhuruar gjak, nuk tregon thjesht dëshirën për të ndihmuar ata persona që kanë nevojë për të. Do të thotë të mendosh përtej vetes , familjes dhe miqve të tu. Do të thotë të vihesh në pozicionin e një fëmije talasemik që për të jetuar, duhet të kryejë transfuzion çdo 21 ditë. Do të thotë gjithashtu të mendosh se për shkak të një aksidenti gjithkush mund të ketë emergjencë marrjen e gjakut. Do të thotë se pa të kushtuar asgjë, mund të shpëtosh jetën e dikujt dhe ky është misioni më fisnik dhe human që ka secili prej nesh.

Nga ana tjetër të dhurosh gjak, do të thotë të informohesh për një sërë benefitesh që ka ky proces për organizmin. E duke ditur të gjitha këto, të jesh ti që të sensibilizosh të tjerët.

Nën sloganin “Dhuro gjak, Dhuro jetë, mbro shëndetin tënd”, Spitali Amerikan e ka kthyer në traditë sensibilizimin për dhurimin e gjakut. Këtë vit, fokusi do të jetë tek të rinjtë e veçanërisht studentët, si potenciali më i madh në Shqipëri për dhurimin e gjakut. Gjak mund të dhurojnë të gjithë ata persona që janë të shëndetshëm nga 18 deri 60 vjeç dhe peshë minimale 50 kg. Dhurohet 450 ml ( ± 10%) dhe kjo këshillohet të bëhet 4 herë në vit për burrat dhe 2 herë në vit për gratë në moshë pjellorie.

Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një lëndë kuruese që nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi i gjakut nga njerëzit. Duhet të dini se gjaku ka një cikël riprodhimi të përhershëm prej 21 ditësh, pra është e zakonshme që ai të shkatërrohet vetë.

Para se të kryeni këtë akt soldariteti, mjekët do të sigurohen se ju gëzoni shëndet të plotë dhe ky dhurim nuk do ta dëmtojë shëndetin tuaj. Kjo realizohet nëpërmjet intervistimit dhe vizitës mjekësore. Nevojat për gjak janë shumë të mëdha pasi transfuzioni i gjakut apo përbërësve të tij, shërben shpesh për t’i shpëtuar jetën dikujt që pëson aksident (të çdo forme) apo ndërhyrje kirurgjikale të shoqëruar me hemorragji, por edhe si kurë shoqëruese në disa patologji si anemitë, talasemia, hemofilia, anemitë hemolitike, leuçemitë, të transplantuarit, etj. (artikull promocional)

Të këshilluara

Studimi/ Si mund të mbani mend ëndrrat

Shkencëtarët pohojnë se konsumimi i një vitamine që gjendet në banane, tuna dhe avokado mund t’iu ndihmojë njerëzve t’i mbajnë mend ëndrrat. Këto hulumtime t...

21:51

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI