Flash

Këto janë 8 ushqime që ju ndihmojnë për të luftuar celulitin

Lapsi.al 1 May 2018
Këto janë 8 ushqime që ju ndihmojnë për të luftuar

Duke qenë se vera është shumë pranë të gjithë po mendojnë për plazhin. Dhe një prej shqetësimeve kryesore të verës është pamja e trupit, kryesisht celuliti. Shfaqja e celulitit ka të bëjë me mënyrën e jetesës dhe ushqimet që konsumoni, prandaj mund të bëni diçka për të parandaluar shfaqjen apo shtimin e tij.

Më poshtë po listojmë 8 prej ushqimeve që luftojnë celulitin dhe nëse ai është me të vërtetë një shqetësim për ju, mos harroni t'i përfshini këto ushqime në dietën tuaj. 1.      Salmoni Është i pasur me antioksidantë, të cilët luftojnë yndyrën e celulitit. Gjithashtu nxit qarkullimin e gjakut në trup. 2. Farat e lulediellit Ato janë një burim i mirë i vitaminës E, zinkut, kaliumit, si dhe vitaminës B6 që ndihmon në luftën ndaj celulitit. 3. Specat djegëse Edhe specat djegëse përmbajnë vitaminë B6, e cila është një prej armëve kryesore në luftën ndaj celulitit. Specat djegëse e rrisin metabolizmin me 25% për tre orë pasi i konsumoni. Kjo e bën trupin të djegë kalori, gjë që çon në shkrirjen e yndyrës. 4. Manaferrat dhe boronicat Ato rrisin prodhimin e kolagjenit dhe kjo përmirëson pamjen e lëkurës tuaj. Po ashtu ato përmbajnë antioksidantë që shkrijnë yndyrën e grumbulluar poshtë lëkurës. 5. Uthulla e mollës Këshillohet të përdoret në sallatë, pasi përman kalium, magnez dhe kalcium, të cilat largojnë toksinat dhe ujin e tepërt nga barku dhe kofshët. Largimi i toksinave gjithashtu ndihmon në largimin e hormoneve të stresit dhe balancimin e estrogjenit, që çon në reduktim të celulitit. 6. Çaji jeshil Përbërësi aktiv që ndodhet në çajin jeshil, Epigallocatechin gallate, apo EGCG rrit metabolizmin, çka çon në djegie të yndyrës. Kjo ndikon në parandalimin e përhapjes së celulitit. Shmangni kafen, pasi sasia e madhe e kafeinës që ajo përman ju dehidraton dhe nxit trupin të mbajë lëngjet dhe toksinat që përhapen nën trup. 7. Vaji i ullirit Yndyrës së vajit të ullirit nuk duhet t'i trembeni. Gatuajeni vajin e ullirit në temperatura të ulëta dhe konsumojeni me perime të pasura në fibra. Ai është i shëndetshëm dhe ndihmon në reduktimin e celulitit. 8. Çokollata e zezë Lajmi i mirë është se nuk keni pse hiqni dorë nga çokollatat, të paktën jo nga e zeza. Kakaoja natyrale është e pasur në antioksidantë. Si u zhduk celuliti nga trupi i Kim Kardashian në vetëm aq pak kohë Mediat greke: Bleona zhgënjyese, të pasmet gjithë celulit Era Istrefi shfaqet me mbathje…por me celulit! Era Istrefi shfaqet me mbathje…por me celulit! Fansat turpërojnë Encën, ja fotot ku tregojnë mbipeshën dhe celulitin nëpër kofshë  

Të këshilluara

Studimi/ Si mund të mbani mend ëndrrat

Shkencëtarët pohojnë se konsumimi i një vitamine që gjendet në banane, tuna dhe avokado mund t’iu ndihmojë njerëzve t’i mbajnë mend ëndrrat. Këto hulumtime t...

21:51

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI