Flash

Mediat italiane, kritika të forta Hysajt pas humbjes së Napolit

Lapsi.al 30 April 2018
Mediat italiane, kritika të forta Hysajt pas humbjes së Napolit

Mediat italiane kanë bërë kritika të forta për skuadrën e Napolit pas humbjes së thellë 3-0 në fushën e Fiorentinës e cila goditi fort ëndrrat e tifozëve për titullin. Lojtarët dhe trajneri Sarri janë bërë përgjegjës për paraqitjen e bërë. Nuk kanë munguar shigjetimet edhe për mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj i cili qëndroi 90 minuta në fushë. Shqiptari bëhet përgjegjës për të paktën njërin nga golat.

“Eurosport” e vlerëson Hysajn me notën e ulët 5, duke shkruar se në krahun e shqiptarit “Chiesa pati hapësira të shumta duke iu kthyer atij në një makth”.

“Calciomercato.it” i jep Hysajt një notë edhe më të ulët, 4.5 duke shkruar: “Në vështirësi të vazhdueshme nga Chiesa dhe Biraghi. Qëndroi në vend në goditjen nga këndi që solli golin e dytë. Topi i përplaset në këmbë, por ai qëndron statik duke parë atë pa bërë asnjë reagim. I pafuqishëm".

“Tuttonapoli”, një portal pranë skuadrës napolitane jep për Hysajn notën 5. “Nuk u duk frymëzues, që nga topat e parë të prekur gabimisht dhe vazhduan në këtë mënyrë. I pafat në devijimin e topit pranë portës në golin e dytë”.

“Ilnapolista”, një tjetër portal pranë Napolit bën një tjetër analizë therëse për lojën e skuadrës duke mos i kursyer kritikat. “Rrënim në mbrojtje. 9 nga 11 lojtarë ishin “të fikur”, ndoshta edhe për shkak të kombinimit psiko-fubollistik pas përmbysjes së bardhezinjve të Juventusit dhe kartonit të kuq të Kulibaly. Hysaj është dukshëm i papërshtatshëm dhe Sarri duhet ta zëvendësonte duke kaluar Callejon në vendin e tij. I pasaktë dhe në siklet. Ndoshta ndeshja më e keqe e tij në muajt e fundit. I shpërqendruar, i pasaktë dhe në siklet. Nota 4.5”.

“Fantamagazine” e vlerëson Hysajn gjithashtu me notën 4.5 dhe shkruan: “Krahu i tij është pikërisht ai nga Fiorentina preferon të zhvillojë aksionet e saj sulmuese. Chiesa, Biraghi dhe ndonjëherë Saponara e detyrojnë të bëjë një ndeshje të dhimbshme. I përgjumur në rastin e golit të parë dhe fajtor në aksionin e 2-0. Një ditë “jo” e dëmtuar nga ai vetë”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Icardi la fushën në lot pas humbjes

Zhgënjimi ishte i madh te Inter pas humbjes dramatike kundër Juventusit në “Meazza”. Ai që nuk mundi të mbajë lotët ishte kapiteni Icardi pas fërshëllimës final...

23:57

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI