Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Manual përdorimi/Pse tradhëton një burrë i martuar

Lapsi.al 30 April 2018
Manual përdorimi/Pse tradhëton një burrë i martuar

Për disa njerëz, martesa është fundi i marrëdhënieve romantike. Për disa të tjerë, martesa ndoshta ka

ardhur shumë herët në jetën e tyre, prandaj shpesh përfundojnë në divorc. Ka raste, kur martesa thjesht

ndodh dhe pavarësisht pengesave të tjera, dashuria ndodh sërish pas saj.

Kur një burrë martohet, kjo nuk do të thotë se tani ai është izoluar nga çdo njeri tjetër për pjesën e mbetur

të jetës.

Shumë njerëz, përfshi këtu edhe gra të tjera do të vijnë dhe ikin herë pas here në jetën e tij dhe ndodh që

disa gra mund të krijojnë tek ata ndjenja të cilat nuk e priste se mund t’i zgjoheshin. Sigurisht, një burrë i

martuar në parim duket t’i qëndrojë besnike gruas së tij, ose ti flas hapur për atë çfarë ndjen.

Por çfarë ka ndodhur realisht? Çfarë i bën që këta burra, të cilët i kanë kushtuar jetën një gruaje të bien

në dashuri me një tjetër jashtë kësaj martese?

1. Nevoja emocionale

Edhe pse gruaja e tij mund t’ja plotësojë një nevojë të tillë, ka burra të cilët e gjejnë veten duke e mbushur

këtë nevojë jashtë martese. Ajo mund t’i dhurojë një tjetër lloj mbështetjeje, apo mund të ketë eksperienca

krejt të ndryshme jete në krahasim me ato të gruas së tij, por diçka e tillë po i pëlqen.

2. Kënaqësi emocionale

Ndryshe nga nevoja emocionale, kënaqësia emocionale ka të bëjë me të ndjerin mirë. Nëse një burrë

kërkon diçka të tillë, do të thotë se kjo kënaqësi po i mungon në lidhjen aktuale. Ai mund të ndihet i

palumtur, ose martesa e tij në moshë të re po i shkakton vazhdimisht probleme prej të cilave do të

shkëputet. Kur një burrë i martuar bie në dashuri me një grua tjetër, mund të ndodhë pikërisht prej kësaj.

Ai kërkon kënaqësi emocionale dhe do ta gjej diku tjetër.

3. Kënaqësi seksuale

Ndodh që meshkujt që përfshihen me një grua tjetër po kërkojnë diçka tjetër në jetën e tyre seksuale, që

partnerja s’po ua përmbush. Të tilla lidhje nisin thjesht si flirte rastësore para se të përfundojnë në një

lidhje të vërtetë jashtë martesore. Ka të tjerë të cilët edhe nëse janë të mbushur seksualisht nga

bashkëshortja, sërish kërkojnë diku tjetër sepse vetëm kështu do të ndihen më të fuqishëm.

4. Përkëdhelin egon e tyre.

Një lidhje e tillë i bën ata të ndihen mirë. Ndoshta vitet e shumta të martesës kanë fikur pasionin dhe të dy

partnerët kanë nisur ta marrin partnerin si të mirëqënë. Kur kjo ndodh, burrat kërkojnë të nisin diçka

tjetër për të ndjerë atë që dikur ndjenin në fillimet e lidhjes së tyre. Kështu egoja e tyre është edhe më e

kënaqur.

5. Dashuri!

Ndonjëherë, ata thjesht nuk janë më të dashuruar me bashkëshortet e tyre. Dhe kjo nuk ka pse të jetë

detyrimisht diçka e keqe. Ndoshta ai është martuar shumë i ri dhe pa eksperienca duke zyrtarizuar lidhjen

e parë serioze që ka patur.

Kjo mund të jetë një nga shkaqet pse një burrë e gjen veten të përfshirë pas një tjetër gruaje. Ndoshta ata

ndajnë të njëjtat interesa për jetën, apo komunikimi i tyre thjesht përputhet! Sigurisht, një lidhje jashtë

martese tregon mungesë respekti për partneren aktuale, por nëse është dashuri ajo ç’ka ai ndjen, s’ka vend

për llogari.

Anabel

Të këshilluara

Mosha ideale për martesë

Një analizë nga Nicholas Wolfinger, një sociolog në Universitetin Utah, sugjeron se pas një moment të caktuar, nëse jeni martuar në fillim të 20’-ave, rreziku n...

17:55

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI