Flash

Llumi mediatik dhe fenomeni ‘Ija (e) Besit’!!!

Lapsi.al 30 April 2018
Llumi mediatik dhe fenomeni ‘Ija (e) Besit’!!!

Nga Sara Gurabardhi

Që të qartësohemi që në nisje: ky nuk është një shkrim kundër Ijes. Absolutisht jo. Ija është një gjyshe tipike shqiptare, që mbart si në portret, ashtu dhe në fizik, gjithë sakrificën, dashurinë dhe mbi të gjitha, sinqeritetin për familjen, që në kohën e saj, nuk konsiderohej thjesht rrethi i ngushtë prej tre, katër apo pesë personash. Me pak fjalë, Ija meriton vërtet respekt e parë së jashtmi.

Origjinaliteti i ndërthutur me realitetin e hidhur të fshatit, të imponon deri diku të njejtën ndjenjë respekti edhe për Besin si personazh publik në një popullsi kaq të vogël sa kjo e jona, sepse e gjithë mirënjohja dhe dashuria e tij ndaj gjyshes që e rriti, nuk mund të mbetet pa një vlerësim. Por, të gjitha këto, janë një e drejtë që i takon publikut, e jo medias!

Sado klishe mund të duket tashmë e shkruar (kur qindra mund ta kenë menduar prej kohësh), pyes veten se si mund të mos të të pështiroset kur ndez televizorin një pasdite të hëne dhe të ftuar speciale gjen Ijen e Besit. E kuptoj që mes llumit të telenovelave turke, indiane, më mirë ta nxjerrësh TV-në nga shtëpia (shto këtu taksën e shtuar së fundmi), por ja që ndonjëherë, edhe të lind dëshira për të ndërruar kanalet, nga njëri tek tjetri.

Dhe e lamë tek Ija e Besit…ose siç ishte etiketuar ndryshe këtë pasdite: “Gjyshja më e famshme e Instagramit”. Sepse Ija ka dhe Instagram dhe duke filluar që nga ne portalet, të gjiitha rrjetet sociale u mbushën me një lajm të tillë. Natyrisht, një tjetër fenomen që zhduk jo vetëm varfërinë që po rrënon vendin dita-ditës, por rrafshon dhe gjithë betonizimin e mundshëm në kryeqytet, e jo vetëm.

Po, kaq fuqi ka Instagrami i Ijes! Çfarë mund t’i pyesësh Ijes vallë? Pak rrëfim mbi rininë, ose ndryshe: histori që nuk kemi durim t’i dëgjojmë as nga gjyshet tona. Pak rrëfim mbi Besin: që e njohim më mirë se familjarët tanë. Pak rrëfim mbi fshatin: që të gjithë kanë një tablo të qartë se si funksionon, parë kjo nga një këndvështrim kushtesh të vështira ekonomike ose një jetese normale, si ajo e Ijes.

Dhe pastaj, vjen momenti më kulminant, ai që të gjithë prisnin me padurim, që u lajmërua që në të ashtuquajturin insert për Ijen – më në fund, zbuluam sekretin e recetës së byrekut me hithra të Ijes. Një pjatë, së cilës Ija i bëri foto, e publikoi në Instagram dheee…besojeni ose jo, mori mbi 2000 pëlqime. Tani po, që mund të futemi të qetë në BE!

Jo vetëm kaq, pasi Ija është aq personazh i rëndësishëm, saqë vetë presidenti i vendit ka shkuar në Bubq për ta vizituar. Si e priti Ija, Ilirin? “Si çunin tem, se n’at’ mosh’ jan’. Për Zotin, si çunin tem’”, tha Ija, për Lirin (se kështu e thërriste). ‘Sa bukur, sa bukur…!’ Ija i rrit vetë pulat, pastaj i ther kur do nusja me çunin pak mish, pastaj futet në Instagram. A i shijon fama Ijes? “Hajd mo”, tha dhe vetë Ija.

Pastaj, pa e menduar fare se kush është Ija, pyet veten se kush është Besi. Aktor humori, këngëtar (?), personazh që u komentua gjatë për stilin luksoz të jetesës (si gjithmonë, mbetet mister edhe pse pak na intereson në të vërtetë)…burri i Xhensilës! Tjetër? Nuk di tjetër, por me këtë paditurinë time më bën përshtypje që çdo kanal i ka kushtuar rreth 40 minuta të mira gjyshes së njeriut të lartpërmendur.

Qoftë kjo taktikë e të bërit televizion një lavazh truri ose laksativ pas një vakti dreke me ushqime të thata, fakti që nuk përmend emra konkretë në këtë rast, vjen si pasojë e mbingopjes dhe përzierjes që të shkaktojnë secili nga emrat ‘prestigjozë’ që marrin përsipër të gjejnë personazhin aty ku nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë!

Shikueshmëria, klikimet apo çdo lloj forme fitimi afatshkurtër, që media po përdor ditët e sotme, nuk është gjë tjetër veçse një shtysë edhe më e madhe për të mbajtur një çantë gati, me sytë për të shtegtuar larg e më larg. Sepse, me totalin e problemeve jetësore e të përditshme që mbartim çdo 24 orë mbi supe, imponimi plot injorancë për të qeshur me zor, thjesht nuk është zgjidhje.

Por ç’pritet, nga një vend ku dhe kronikat e zeza bëhen sipas ndarjeve të partive politike…Mbetet vetëm t’i bëjmë fresk Instagramit të Ijes! (Marrë nga revista Bordo)

Të këshilluara

Antishqiptarë jeni ju!

Nga Carloalberto Rossi Jemi të gjithë antishqiptarë? Në fund të një artikulli të Mero Bazes—në të cilin ai kritikonte ashpër Fatos Lubonjën se kishte shpr...

14:31

Pse nuk është modern "Opinioni" i Fevziut

Nga Sokol Shameti / Po e quajnë “modernizim” dhe “vlerë” në “Opinion” tek Blendi Fevziu zhveshjen e politikës nga thelbi dhe shndërrimin e saj në marrdhënie man...

16:17

Hashim Thaçi dhe dhia e Izraelit

Një mik më befasoi me një porosi. Më shkroi se një stacion televiziv, për të cilin ai kishte shkruar se e favorizon PDK-në, e kishte paditur në gjyq dhe kishte ...

08:31

Erdogani dhe zemërimi i shqiptarëve

Reagime të fuqishme zemërimi shkaktoi te popullsitë shqiptare të Ballkanit operacioni i rrëmbimit prej shërbimeve sekrete të Ankarasë të gjashtë arsimtarëve tur...

13:32

Grusht shteti nga Albin Kurti

Grusht shteti nuk është vetëm marrja me dhunë e pushtetit. Grusht shteti është edhe kur me dhunë pengohet funksionimi kushtetues i shtetit demokratik. Gazi l...

18:17

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI