Flash

5 hitet e vjetra që u ripërtërinë nga këngëtarët e rinj (Foto/Video)

Lapsi.al 30 April 2018
5 hitet e vjetra që u ripërtërinë nga

Meloditë e këngëve të vjetra janë lënë pas me kohën. Të rrallë janë ato që preferojnë t’I dëgjojnë, disa si kanë dëgjuar kurrë e disa kanë mundur t’I ripërtërijnë. Hitet e vjetra janë jo pak të lehtë për tu harruar, por edhe pse muzika shqiptare po evolon dita ditës, dëshira për ti rikthyer në kohë tingujt e dikurshëm nuk mungon. Kujtojmë disa prej tyre:

  1. “ERA”

Një këngë e cila daton që prej vitit 1984 nga Grupi Gjurmët, e kënduar dhe e kompozuar nga vetë grupi. Një nga hitet që I ka rezistuar kohës. Pas 31-vitesh, në 2015-të MC Kresha solli versionin e ripërpunuar. Duhet ta theksojmë që ky remake pati shumë sukses dhe u prit mirë nga publiku.

https://www.youtube.com/watch?v=tbg8kcjUyh4

https://www.youtube.com/watch?v=SThccWxY184

  1. “Shi bie në Tiranë”

“Shi bie në Tiranë” u këndua për herë të parë nga Fitnete Tuda dhe Vlera Kastrati në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, në vitin 1998. Një version tjetër i kësaj kënge erdhi në vitin 2017 nga këngëtarët Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, pak muaj pasi ata kishin bërë të ditur edhe lidhjen e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=r5kE8uUy-Fo

https://www.youtube.com/watch?v=dlBXJVJ5qlk

  1. “Simpatia”

Kënga “Simpatia” e këngëtarëve Edona Llalloshi dhe Memli Krasniqi kishte ardhur si një hit i bukur për adoleshentët e vitit 1998. Një tekst dashurie me një këngë të bukur melodioze bëri që kjo këngë të bëhet “Simpatia” e të gjithë të rinjëve.

19-të vite më vonë kjo këngë do të bëhej sërish hit, nga Lumi B dhe Dhurata Dora.

https://www.youtube.com/watch?v=mA7SA1tK_sY

https://www.youtube.com/watch?v=uF-wQm0Pi9o

  1. “E dehun”

Kënga “E dehun” shquhet si njëra ndër këngët më të mira në karrierën e bilbilit të këngës shqipe – Nexhmije Pagarusha. Kjo këngë daton në vitin 1974 dhe është bërë valsi i shumë të dashuruarve, ndërsa edhe sot është e pëlqyeshme për tekstin dhe zhanrin muzikor.

Në vitin 2014-të “e dehun” erdhi në një version remake nga Era Istrefi. Edhe pse në një version ndryshe kënga arriti sërish të pëlqehet.

https://www.youtube.com/watch?v=gE4QciQMaEg

https://www.youtube.com/watch?v=yddX5MB9vig

  1. “Hatixhe”

Hatixhja shamikuqe u këndua për herë të parë në vitin 1971 nga Hamide Sadiku. Një këngë që “pushtoi” dasmat e viteve 70-80.

Pas 46-vitesh Hatixhja e ripërtëritur nga Capital T “theu” të gjithë klabet shqiptare, duke u bërë kënga më e dëgjuar gjatë verës që lamë pas. Mbit ë gjitha kaloj dhe kufinjtë duke u pëlqyer nga tregu ndërkombëtarë.

https://www.youtube.com/watch?v=9CCAtj__PuI

https://www.youtube.com/watch?v=K_i4kcixYJo

 

Të këshilluara

Gal Gadot shpallet femra më seksi në botë

Gal Gadot, modeja dhe aktorja e famshme izraelite është femra më seksi e botës. Të paktën sipas vlerësimit të revistës prestigjoze britanike “For Him Magazine”,...

16:16

A është fejuar Kylie Jenner dhe Travis Scott

Edhe përse kanë më shumë se një vit të lidhur, Kylie Jenner dhe Travis Scott u bënë prindër për herë të parë të vogëlushes Stormi. Thashethemet qarkullojnë s...

15:06

Aktorët që "ringjallën" yjet e kinemasë

Filmat biografikë janë një ndër filmat më të popullaizuar në botën e filmit dhe kinemasë. Përveçse argëtues, ata filma janë edhe shumë edukativë, pasi prej tyre...

14:28

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI